LAJMI I FUNDIT:

Moderatorja amerikane shkakton skandal duke e fyer rëndë Anthony Faucin

Moderatorja amerikane shkakton skandal duke e fyer rëndë Anthony Faucin

Megyn Kelly kritikoi Dr. Anthony Fauci gjatë podcastit të saj të së mërkurës, duke përdorur një fjali fyese me katër shkronja, ndërsa i kërkonte atij që të paraqitej para kongresit nëse republikanët marrin nën kontroll Dhomën e Përfaqësuesve.

“F-k ju, Dr. Fauci”, tha ish-ylli i Fox News gjatë transmetimit të saj më të fundit të “The Megyn Kelly Show”.

Kelly u zemërua me komentet e Faucit duke treguar se ai “me siguri do të konsideronte” paraqitjen para ligjvënësve nëse do t’i dërgohej një thirrje.


Partia Republikane pritet të rimarrë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve pas zgjedhjeve afatmesme këtë vjeshtë, raporton nypost.

Ligjvënësit e GOP janë zotuar se do të kërkojnë që 81-vjeçari Fauci, i cili planifikon të dalë në pension dhjetorin e ardhshëm si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive pas gati katër dekadash, duket të dëshmojë për trajtimin e pandemisë COVID-19.

Kelly tha se republikanët duhet t’i japin Faucit “trajtimin e Steve Bannon” nëse epidemiologu refuzon të pajtohet me një thirrje.

“Ai duket sikur është ftuar për çaj pasdite në një nga shtëpitë tona”, tha Kelly në podcast.

“”Unë do ta konsideroj atë. Unë do ta konsideroj atë”, tha ajo duke parafrazuar me ironi Faucin. Më pas ajo vazhdoi se dhe tha “F-k ju, Dr. Fauci!”

“Ju merrni një fletëthirrje nga Kongresi, paraqiteni ose merrni trajtimin sikur të Steve Bannonit”, shtoi ajo.

Bannon, një ish ndihmës i presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump u dënua muajin e kaluar shkaku i dy akuzave për shpërfillje të Kongresit duke refuzuar të paraqitet para komitetit të përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve që hetonte trazirat e 6 janarit 2021 në Kongresin amerikan.

Ai përballet me një dënim maksimal prej dy vitesh burg. Dënimi është caktuar për 21 tetor.

Republikanët kanë sulmuar Faucin dhe zyrtarë të tjerë të shëndetit publik për masat e bllokimit të epokës së pandemisë dhe taktika të tjera zbutëse që shumë besojnë se ishin të rënda dhe të tepruara, duke përfshirë maskat e detyrueshme në fytyrë, vaksinimin e detyrueshëm dhe mbylljet e gjata të shkollave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Evropa
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Amerika
Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Azia
Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Evropa
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Evropa
Kalo në kategori