LAJMI I FUNDIT:

Shorti i Ligës së Kampionëve – ‘Grupi i vdekjes’ përbëhet nga Bayern Munich, Barcelona dhe Interi

Shorti i Ligës së Kampionëve – ‘Grupi i vdekjes’ përbëhet nga Bayern Munich, Barcelona dhe Interi

Është hedhur shorti i Ligës së Kampionëve për edicionin 2022/23, ku nuk ka munguar grupi i vdekjes.

Bayern Munich, Barcelona, Inter dhe Plzen janë shortuar me një grup, ku njëra nga këta tre emra të mëdhenj, nuk do të arrijë të kalojë në fazën tjetër.


Një rikthim i shpejtë i Robert Lewandowskit në Gjermani, ku do ta takohet me ish skuadrën e tij.

Detajet nga Shorti i Ligës së Kampionëve dhe ndarja e çmimeve të UEFA-s
Lexo po ashtu Detajet nga Shorti i Ligës së Kampionëve dhe ndarja e çmimeve të UEFA-s

Në Grupin A do të garojnë emra si Ajax, Liverpooli, Napoli dhe Rangers, ku llogaritet një grup i fortë me përballje të jashtëzakonshme.

Sa i përket Grupit B janë Porto, Atletico Madridi, Bayer Leverkusen dhe Clube Brugge, me spanjollët që shihen si favorit.

Grupi D ka emra si  Eintracht Frankfurt, Tottenham Hotspur, Sporting Lisbon dhe Marseille, me anglezët që janë favorit për të kaluar tutje.

Në anën tjetër në grupin E do të kemi emra si Milan, Chelsea, Salzburg dhe Dinamo Zagreb. Kampionët e Italisë dhe Chelsea shihen si favorit për të kaluar tutje.

Në Grupin F janë Real Madridi, RB Leipzig, Shakhtar dhe Celtic, me kampionët që marrin një short të lehtë në fazën e grupeve.

Manchester City, Sevilla, Borussia Dortmund dhe Copenhagen janë në grupin C, ku na presin ndeshje të bukura me gola, pasi këto skuadra shquhen për futboll sulmues.

Erling Haaland do të kthehet në Dortmund, kësaj radhe si rival.

Grupi i fundi ka nxjerr në short dy gjigantë si PSG dhe Juventus, ndërsa më këto dyja shoqërohen Benfica dh Maccabi Haifa.

Angel di Maria do të luajë kundër PSG-së dhe Benficas, dy ishte klubeve të tij, ndërsa nuk përjashtohet luftë për dy vendet që dërgojnë tutje.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori