LAJMI I FUNDIT:

Ushtria e Maqedonisë pajiset me mjete të blinduara, investim 40 milionë dollarësh nga SHBA-të

Ushtria e Maqedonisë pajiset me mjete të blinduara, investim 40 milionë dollarësh nga SHBA-të

“Blerja e mjeteve të blinduara të lehta është një nga tetë projektet kyçe për armatosjen e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut”, tha ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.

Kontrata është lidhur vitin e kaluar, dhe këtë vit tashmë kanë mbërritur gjashtë mjetet e para të blinduara të lehta.


“Deri në vitin 2028 duhet të mbërrijnë 96 automjete të tilla dhe deri në fund të këtij viti presim të dorëzohen edhe 27 automjete të këtij lloji. Autoblindat tashmë janë pjesë e arsenalit të Ushtrisë dhe ushtarët tanë tashmë po trajnohen për përdorimin e tyre”, theksoi ministrja Petrovska në paraqitjen e televizive në emisionin “Click Plus” në TV 21.

Duke folur për mbështetjen financiare shtesë nga Shtetet e Bashkuara për këtë vit në procesin e modernizimit të Armatës, Petrovska tha se kjo tregon partneritetin tonë strategjik dhe aleancën me Shtetet e Bashkuara.

“Vendimi për mbështetje amerikane në vlerë prej 40 milionë dollarësh për mbrojtjen e Maqedonisë është një shfaqje e partneritetit dhe aleancës strategjike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së. Kjo mbështetje është për ne, por edhe për sigurinë e të gjitha vendeve të NATO-s, sepse të gjithë jemi pjesë e mbrojtjes kolektive të Aleancës”, tha Petrovska.

Petrovska theksoi se ushtria jonë është gjithmonë e gatshme për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave, duke shtuar se stërvitja “Blesok 22” e cila u zhvillua në prill të këtij viti dhe vlerësimi i batalionit të lehtë të këmbësorisë, i cili u certifikua sipas Standardet e NATO-s janë dëshmi e kësaj.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Kronika e Zezë
“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kalo në kategori