“NATO shko në shtëpi! Kjo është Serbia” – është shkruar në disa lokacione, me ngjyrë të bardhë dhe të kaltër në veri të vendit.
Grafitet e tilla, pasojnë grafitet “Mos u shqetësoni! Ne jemi këtu! Po presim – Brigada Veriore”, “Jo dorëzim – KM mbetet”, “Jo dorëzim – mbeten letërnjoftimet”, dhe “KM” pa stikera, raportojnë mediat lokale serbe.
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari, paraprakisht ka deklaruar se ky mision nuk lejon trazira, dhe se mandati i tyre është të mundësojnë lirinë e lëvizjes, e cila, siç tha ai, pengohet me barrikada.
Mesazh KFOR-it i dërguan më pas përfaqësuesit politikë nga veriu i Kosovës.
“I bëjmë thirrje KFOR-it dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare që të garantojnë paqen dhe sigurinë për të gjithë qytetarët dhe të mos lejojnë që ata të jenë instrument në duart e Prishtinës, e cila kërkon të përdoret dhuna si mjet i luftës politike për zgjidhjen e çështjeve të hapura.
Burimi kryesor i destabilitetit në veri vjen nga drejtimi i Prishtinës dhe një prej tyre është ardhja e njësive speciale policore në të cilat populli serb nuk ka besim. I bëjmë thirrje komandës së misionit të KFOR-it që të parandalojë ardhjen e njësive speciale të armatosura të Policisë së Kosovës nga Prishtina në komunat paqësore serbe, dhe komunitetit ndërkombëtar ta shtyj Prishtinën për ti tërhequr masat e njëanshme antiserbe”, ishte mesazhi i djeshëm nga deklarata e përbashkët e komunave në veri të Kosovës.
“Do t’i dërgojmë një letër sa i përket KFOR-it dhe NATO-s”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në konferencën e djeshme për media.
“Sa i përket KFOR-it dhe asaj që po bën NATO… Do të dërgoj një letër me kryeministren dhe kryetarin e Kuvendit sepse ne e interpretojmë ndryshe rolin e tyre. Ata mund t’i referohen formalisht lirisë së lëvizjes, por ajo nuk u kërcënua nga barrikadat, por nga ata që duan të vendosin një lloj regjimi vizash për popullin serb, që duan të ndalojnë komunikacionin në vijën administrative… Qëllimi juaj është për të mbrojtur popullatën serbe, po flisni për njerëz që janë pakicë, pse nuk pe e mbroni ”, tha ai. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
Radoiçiq pa aktakuzë zyrtare në Serbi
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?