LAJMI I FUNDIT:

Policia gjobit 153 shoferë në Shkup

Policia gjobit 153 shoferë në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme njofton se në 24 orët e fundit në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 153 shkelje të rregullave të trafikut.

Policia ka gjobitur 32 shoferë për tejkalim të shpejtësisë, 13 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për ngasje të makinës në gjendje të dehur


Nga MPB thonë se janë gjobitur dhe 6 vozitës për përdorim të telefonit, 4 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve, 4 për makina të paregjistruara, 13 për kalim në të kuqe në semaforë, 8 gjoba për mosdhënien përparësi këmbësorëve dhe tre gjoba të tjera për makina të transportit publik teknikisht të parregullta./Telegrafi/