LAJMI I FUNDIT:

66 vjeçari nga Tirana shkon i plagosur në spital, ndërron jetë

66 vjeçari nga Tirana shkon i plagosur në spital, ndërron jetë

Një 66 vjeçar në Tiranë ka humbur jetën mëngjesin e së enjtes pasi dyshohet se është vetëplagosur me një armë gjahu.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Misto Mame”, ku shtetasi K. Xh., 66 vjeç, në rrethana ende të paqarta ka qëlluar vetën me çifte.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mund të mbijetonte për shkak të plagëve të marra. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për motiv e kësaj ngjarje. /A2 CNN/