LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria nis hetim ndaj Metës, reagon ambasadorja amerikane: Askush nuk është mbi ligjin, kërcënimet të papranueshme

Prokuroria nis hetim ndaj Metës, reagon ambasadorja amerikane: Askush nuk është mbi ligjin, kërcënimet të papranueshme

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta kundër hetimeve që ka nisur Prokuroria e Posaçme SPAK ndaj tij.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja i quan të papranueshme ‘kërcënimet dhe nxitjet për prokurorët dhe gjyqtarët -dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi.

“Kërcënimet dhe nxitjet për prokurorët dhe gjyqtarët dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi nuk duhet të pranohen më si “normale”. Kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO, ka hapur negociatat për anëtarësim në BE dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, shkruan Yuri Kim.


“Për një kohë të gjatë, të pasurit dhe/ose të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm. Tani ata janë të shqetësuar, mosndëshkueshmërisë së tyre mund t’i vijë fundi. Ndërsa reforma në drejtësi zbatohet dhe jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet më e qartë dhe më e qartë se askush – ASKUSH – nuk është mbi ligjin”, ka shtuar Kim.

Meta përmes një postimi në Facebook u shpreh më herët se kryeministrin Edi Rama nuk e shpëton dot asgjë, ndërsa e cilëson SPAK ‘karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës’.

“Meqenëse spurdhjaku i partisë ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik ju lutem njihuni edhe me një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës. Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më! Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më!”, shkruan Meta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
Kalo në kategori