Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Dritan Demiraj ka reaguar sot ndaj deklaratës së Presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili i kërkojë NATO-s të bëjë detyrën e saj në Kosovë, përndryshe ai deklaroi se Serbia do të ndërhyjë për të mbrojtur pakicat e saj në veri.
Në një reagim në Facebook, Demiraj e konsideroi këtë deklaratë si ironike dhe qesharake.
Ish-Drejtuesi i Komandove Shqiptare në Afganistan, Kolonel Demiraj e ka quajtur Presidentin e Serbisë “burrec” duke shtuar se qëllimet e tij destabilizuese nuk do të realizohen.
“Provojeni po jua mbajti dhe shikoni se ku do përfundoni edhe më keq se në vitet 1998-99”, ka thënë Demiraj, duke shtuar se është e papranueshme qasja e Bashkimit Evropian duke vazhduar përkëdheljen e Serbisë me qëllim distancimin nga Rusia, “por ata duhet ta kenë të qartë që kjo nuk ka për të ndodhur asnjëherë.”
Demiraj i ka bërë thirrje qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës për unifikimin e qëndrimeve për mbrojtje të përbashkët kombëtare.
“Kohë për teatër dhe propagandë nuk ka. Të dy qeveritë tona duhet të përgatisin dhe firmosin sa më shpejtë traktatin e mbrojtjes se përbashkët në drejtim të unifikimit të qëndrimeve të mbrojtjes kombëtare së bashku me Republikën e Dardanisë”, ka thënë koloneli.
“Në gjykimin tim kërcënimet e shfaqura javëve të fundit nga Vuçiq, nuk janë asgjë tjetër me shumë se sa vazhdimi i një plani të qartë 20 vjeçar, ku vetëm përgjatë kufirit me Dardaninë, janë ndërtuar, kompletuar dhe dislokuar me efektiv të plotë 48 baza operacionale ushtarake”, ka shtuar Demiraj.
“28 nga keto baza i përkasin forcave të armatosura të ushtrisë serbe, ndërsa 20 të tjera janë pjesë e organikës së xhandarmërisë serbe. Këto baza kanë filluar të ndërtohen që nga muaji gusht 2001 dhe ma pas janë fortifikuar, kompletuar me efektiv të stërvitur dhe të komplëtuar me armatimet më moderne të këmbësorisë, me aparatura moderne zbulimi, vëzhgimi dhe të luftës elektronike nën asistencën teknike, informative dhe teknologjike ë shërbimeve ë specializuara sekrete të Federates Ruse si shërbimi sekret ushtarak GRU, shërbimi i zbulimit te huaj SVR, FSB por jo vetëm”, ka theksuar koloneli.
“Këto kërcënime intensifikohen në çdo rast kur qeveria e Dardanisë dhe Albin Kurti kërkon zbatimin e reciprocitetit, duke bërë që Vuçiq, Vulin, Stefanoviç dhe strukturat e tyre kriminale ne veri te vendit aktivizohen per prishjen e rendit dhe ë sigurisë publike me Dardaninë e Veriut”, ka theksuar ish-ministri.
“Por më keq së kaq, ata kërcënojnë haptazi se do të ndërhyjnë me ushtrinë e tyre të “fortë” për të mos lejuar vrasjen e serbeve nga shqiptarët në veri të vendit. Sa qesharake! Ata që kanë shkaktuar tri luftëra dhe gjenocid në Ballkan, ata që kane vrarë mijëra civile, kanë përdhunuar mijëra gra dhe vajza, kanë shpërngulur rreth 1 milionë qytetarë dhe kanë shkatërruar dhjetëra mijëra banesa. Edhe kush ish-ministri i propagandës se kasapit te Ballkanit Sllobodan Milosheviç, Aleksander Vuçiq së bashku me ‘këlyshin’ e Putinit në Ballkan Alexander Vulin”, ka thënë në postimin e tij Demiraj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë