LAJMI I FUNDIT:

Pas ndarjes nga Pique, thuhet se Shakira ka kërkuar ndihmën e psikologut

Pas ndarjes nga Pique, thuhet se Shakira ka kërkuar ndihmën e psikologut

Pasi ish partneri i saj, Gerard Pique u pa së fundmi duke u puthur me të dashurën e tij të re në publik, thuhet se Shakira është takuar me një psikolog pas ndarjes së tyre.

Jordi Martin tha për RCN Mundo se këngëtarja ka mbetur e “shkatërruar” nga ndarja.

“Mund të them se Shakira është në një vend të keq. Ajo është e shkatërruar emocionalisht, madje ka pasur nevojë për mbështetje psikologjike. Ajo kurrë nuk e priste që Pique të ishte i tillë”, ka deklaruar ai.


Foto?: Getty

Martin deklaroi se e ka ndjekur çiftin që në fillimet e lidhjes së tyre, që do të thotë se i njeh ata më mirë se të tjerët, shkruan Marca.

“Marrëdhënia ime me Pique dhe Shakira ka 12 vjet, që nga fillimi i lidhjes së tyre. Domethënë ditën e parë që ishin bashkë në Ibiza”, tha Martin.

Ai shtoi gjithashtu se “në fillim ishte një lidhje shumë e bukur, shumë intensive. Mes tyre kishte shumë pasion, por ndarja ka qenë shumë e dhimbshme për Shakirën”.

Foto: Getty Images

Martin shtoi se Pique ka qenë në lidhje me Clara Chia Marti, një 22-vjeçare, që nga shkurti.

“Gerard është shumë i dashuruar me të, ai nuk po mendon fare të ndahet me të”, tha Martin.

“Pavarësisht thashethemeve se ata do të ndahen, ata janë shumë të dashuruar. Kjo është arsyeja pse Shakira po kalon një kohë të vështirë”, u shpreh tutje ai.

Sipas Martin, Pique ka qenë i pabesë ndaj Shakirës që nga viti 2016.

“Unë e paralajmërova Shakirën gjatë një shfaqje televizive”, tha Martin. Unë thashë ‘kujdes, Gerard po shkon pas shpine’ dhe është e vërtetë që kur e thashë këtë në TV, mora një paralajmërim serioz.

Foto: Getty

“Është e qartë se jam pozicionuar në favor të Shakirës. Në rastin tim, armiqësia ime me Pique shkon shumë vite më parë. Unë kam një marrëdhënie të pakëndshme me të”, u shpreh Martin.

“Gjithmonë kam ditur për aktivitetet e Piques në Barcelonë, sepse në fund ishte një qytet i vogël ku të gjithë njihemi natën. Kam marrë shumë gjëra nga Gerard, por nuk kam qenë unë ai që shkova t’i tregonte Shakirës.

“Shakira është viktima në këtë rast, ajo u mashtrua, është një person i mrekullueshëm, duhet të mbani mend që la jetën në SHBA dhe u transferua në Spanjë, nuk kishte lidhje me Spanjën, as miq, as sipërmarrje profesionale. Ajo dha gjithçka për këtë çift dhe fëmijët e saj”, përfundoi ai.

Foto: AP

Ndërsa në ‘El Programa del Verano’, Adriana Dorronsoro ndau më shumë informacion mbi situatën.

“ Pique dhe e dashura e tij aktuale janë bashkë që nga fillimi i shkurtit. Shakira ishte në dijeni të tradhtive të futbollistit. Ajo pa që ai kishte takime romantike me këtë vajzë të re dhe se ishte i apasionuar pas saj”, tha ajo.

Me daljen publike me të dashurën e re, Pique shkeli marrëveshjen me Shakiran
Lexo po ashtu Me daljen publike me të dashurën e re, Pique shkeli marrëveshjen me Shakiran

“Kjo është arsyeja pse ajo vendosi të ndahej me Pique. Kjo vajzë ishte shkaku i përfundimit të lidhjes së tyre.”

Ndërkohë, Antonio Rossi dha informacionin e marrë nga rrethi i Piques, që sugjeron se marrëdhënia ishte prishur tashmë në momentin që Mari hyri në jetën e futbollistit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Momenti kur Anisa e godet me vezë Xhenetën në kokë, i hedh edhe birrë

Momenti kur Anisa e godet me vezë Xhenetën në kokë, i hedh edhe birrë

Magazina
Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Magazina
Pas daljes nga Big Brother, Ana ndjek nënën e Kevinit në Instagram

Pas daljes nga Big Brother, Ana ndjek nënën e Kevinit në Instagram

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Kalo në kategori