LAJMI I FUNDIT:

Sanksionohen 425 shoferë motoçikletash në Maqedoninë e Veriut

Sanksionohen 425 shoferë motoçikletash në Maqedoninë e Veriut

Në periudhën prej datës 15.08.2022 deri më 21.08.2022, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll i intensifikuar aksionar për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga drejtuesit e motoçikletave, me ç’rast janë sanksionuar 425 drejtues mjetesh.

Prej tyre 312 shoferë nuk kanë përdorur kaskë mbrojtëse gjatë drejtimit të mjetit, 60 kanë vozitur pa patentë shofer, tetë motoçikleta janë konfiskuar për shkak të lejes së qarkullimit të skaduar dhe shkaktimit të shumë zhurmave, si dhe janë sanksionuar edhe për kundërvajtje të tjera.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.


“U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.