LAJMI I FUNDIT:

Irlanda rihap ambasadën në Ukrainë

Irlanda rihap ambasadën në Ukrainë

Ambasada irlandeze në Ukrainë është rihapur, raporton Sky News, përcjell Telegrafi. Siç bëhet e ditur kjo ambasadë me qendër në Kiev kishte funksionuar në distancë që nga pushtimi rus i Ukrainës.

“Ambasada rifillon operacionet e saj në terren në Kiev, prioriteti kryesor i ekipit do të jetë rinovimi dhe ndërtimi i rrjetit të tyre të kontakteve me zyrtarët e qeverisë ukrainase për të informuar më mirë ofrimin e mbështetjes dhe ndihmës nga Irlanda për qeverinë dhe popullin e Ukrainës”, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Irlandës, Simon Coveney, transmeton Telegrafi.


Departamenti i Punëve të Jashtme tha se po monitoron nga afër situatën në Ukrainë me BE-në dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

“Departamenti vazhdon të këshillojë fuqimisht kundër çdo udhëtimi në Ukrainë, për çfarëdo qëllimi”, thuhet tutje.

Gjithashtu ata thanë se sikurse ambasadat e tjera që operojnë në Ukrainë, zyra irlandeze do të funksionojë me kapacitet shumë të kufizuar për të ofruar ndihmë konsullore personalisht. /Telegrafi/