Nga: Nonda Bulka
Të mendosh pak, do të vësh re se vlefta e njeriut në “flori” ka zbritur në një mënyrë të jashtëzakonshme. Në kohët e vjetra shiteshin njerëzit sheshit dhe blerësit nuk mungonin. Sot një tregti të tillë e ndalon ligji. Mirëpo, sikur legjislatorit t’i merrte perëndia mendtë dhe ta anulonte atë ligj, ç’do të ngjiste vallë? Asnjë ndryshim.
Përfytyroni një njeri: mua për shembull. Kam pesë fëmijë, gruan dhe vjehrrën (meqë kam hyrë dhëndër brenda). S’kam mjaft fitime dhe dua të nxjerr në pjacë vjehrrën e ta shes. Kush ma zë me dorë? Sikur të paguash edhe dy dollarë, s’ta merr njeri. Sikur të nxjerr në pazar gomarin, mund ta shes katër dollarë.
Përfytyroni një shtet që ka shumë nëpunës, shumë tagrambledhës, shumë ministra ose shumë deputetë. Për të balancuar buxhetin vendos të shesë disa prej tyre. S’ka shtet të huaj që të vërë kalem në shitjen origjinale. Si do t’i thuash tjetrit.
– Sa e blen këtë deputet, sa paguan për këtë llogaritar, ose sa para jep për këtë protokollist?
Ai do të përgjigjet:
– Do të të shes unë? Ashtu si në çdo gjë tjetër, kemi “sipërprodhim njerëzish”.
Le të thonë sa të duan se “beqarllëku është një krim”. Vetëm një luftë i lan hallet. Kur rriten në tre vjet e sipër dhjetë milionë kreatyra të njoma, doemos që vlefta ngrihet. Por, luftë s’ka ngaherë. Çudi e madhe! U mbushën plot 16 vjet që Evropa nuk i ka shpallur luftë Evropës. Përse kjo moskujdesje? Ç’bën konferenca e çarmatimit? Cila është detyra e saj? Çdo gjë ka masë: 16 vjet pa luftë është një katastrofë paqësore … Prandaj, ra edhe vlefta e kafshës fodulle, që quhet njeri.
Janar 1934
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJeta dhe vepra e patriotit Iljaz Agushi: E tradhtoi Bujar Hoxha, e vrau Ymer Pula
GJUHA SHQYPE
Jeta në komunizmin shqiptar
Intervistë me ushtarin
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
IKJA E KOLOSIT (poezi të zgjedhura të Dritëro Agollit)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit