Ylli i “Pirates of the Caribbean”, 59-vjeç, Johnny Depp, thuhet se do të bëjë një paraqitje surprizë në MTV Video Music Awards 2022 fundjavën e ardhshme.
Sipas TMZ, aktori ka qenë në bisedime me ekipin e prodhimit të serialit për t’u veshur si ‘Moonman’ – i quajtur së fundmi ‘Moonperson’.
Ai gjithashtu thuhet se do të ‘tregojë fytyrën’ në një moment gjatë transmetimit, i shoqëruar nga LL Cool J, Nicki Minaj dhe Jack Harlow, më 28 gusht.
Edhe pse Depp nuk është i gatshëm për ndonjë çmim këtë vit, ai ka marrë në shtëpi pesë statuja të ‘Moonmen’ gjatë gjithë karrierës së tij, duke përfshirë çmimet për ‘Performancën më të mirë’, çmimin për ‘Yllin Global’ dhe çmimin e ‘Gjeneratës’.
Një çmim do t’i jepet Red Hot Chili Peppers, teksa me një çmim do të shpërblehet edhe Nicki Minaj.
Reperja e “Super Bass” do të performojë në ceremoni, së bashku me Lizzo, BLACKPINK, Maneskin, Anitta, J Balvin, Marshmello x Khalid.
Paraqitja e mundshme e Depp do të vinte vetëm disa muaj pasi ai fitoi gjyqin për shpifje kundër ish-bashkëshortes, Amber Heard.
Kjo e fundit u hodh në gjyq për shkak të një artikulli të bërë në vitin 2018 në Washington Post.
Karriera e Depp është rikthyer gradualisht. Siç është raportuar më parë në Page Six, aktori do të drejtojë një film për artistin italian Amedeo Modigliani dhe do të prodhojë filmin së bashku me Al Pacinon dhe Barry Navidi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mes thashethemeve për ndarjen nga Ben Affleck, Jennifer Lopez vazhdon të shkëlqejë me paraqitjen e radhës në Mexico City
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, “100 Vitrinat”
Bebe Rexha flet për ndarjen nga ish-i dashur pas tri vitesh: Ishte shumë e vështirë, më duhej të shkoja në psikoterapi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251