LAJMI I FUNDIT:

Depp do ta bëjë regjinë e parë pas 25 vitesh, Al Pacino do të jetë producent i filmit biografik për artistin italian Modigliani

Depp do ta bëjë regjinë e parë pas 25 vitesh, Al Pacino do të jetë producent i filmit biografik për artistin italian Modigliani
(Foto: The Hollywood Reporter)

Johnny Depp dhe Al Pacino pritet të realizojnë një film për Amedeo Modigliani, piktori italian që vdiq në varfëri në vitin 1920, por që më vonë u bë i famshëm për pikturat e tij nudo me fytyra dhe me gjymtyrë të zgjatura.

Siç shkruan Hollywood Reporter, në vitet e tetëdhjeta, Al Pacino dëshironte të bënte një film për piktorin e përmendur së bashku me regjisorin e njohur, Martin Scorsese, por në fund ata e braktisën projektin.


Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje për kastin, por meqenëse Modigliani vdiq në moshën 35 vjeçare, nuk ka gjasa që Depp ose Pacino ta luajnë rolin e artistit.

Johnny Depp dhe Al Pacino në “Donnie Brasco” (Foto: Screenshot/TriStar)

Filmi do të përshtatet nga drama e Denis McIntyre, “The Modigliani”, e cila u botua në vitin 1979.

Komploti zhvillohet në vitin 1916 gjatë një periudhe krize në jetën e piktorit dhe shfaq gjithashtu artistët e tjerë Maurice Utrilo dhe Chaim Sutin, si dhe poeten Beatrice Hastings, e cila ishte e dashura e Modiglianit në atë kohë.

Dy këngë nga albumi i ri i Johnny Depp janë frymëzuar nga gjykimi me Amber Heard
Lexo po ashtu Dy këngë nga albumi i ri i Johnny Depp janë frymëzuar nga gjykimi me Amber Heard

Ky do të jetë filmi i dytë i Deppit si regjisor, 25 vjet pasi drejtoi filmin “Brave”, ku luajti së bashku me legjendën Marlon Brandon, derisa Al Pacino do të jetë producent.

Kujtojmë që dy aktorët e famshëm luajtën bashkë në ekran në filmin e vitit 1997, “Donnie Brasco”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori