LAJMI I FUNDIT:

U shfaqën të afërt në një klub nate në Helsinki, këngëtari Olavi Uusivirta mohon të ketë diçka më shumë me kryeministren finlandeze

U shfaqën të afërt në një klub nate në Helsinki, këngëtari Olavi Uusivirta mohon të ketë diçka më shumë me kryeministren finlandeze

Ylli i muzikës rock, i cili u filmua fshehurazi duke kërcyer në mënyrë intime me kryeministren finlandeze, ka këmbëngulur se nuk janë në një lidhje dashurie.

Olavi Uusivirta, 28 vjeç, pretendoi se ai dhe kryeministrja Sanna Marin, 36 vjeçare, janë thjesht ‘miq’ dhe ‘asgjë e papërshtatshme’ nuk kishte ndodhur mes tyre.

Pamjet që u shfaqën të premten treguan dyshen duke kërcyer në orën 4 të mëngjesit në një klub nate të Helsinkit, vetëm pak larg ndërtesës së Parlamentit të vendit.


Foto: Twitter

Videoja shfaqte zonjën Marin, e cila është e martuar Markus Raikkonen, duke mbështjellë krahët rreth këngëtarit.

Ai u pa duke i vënë fytyrën në qafë në një moment të klipit në një gjest që disa media finlandeze kanë pretenduar se ishte një puthje.

Kryeministrja finlandeze thotë se u testua për drogë pas reagimeve për dëfrimin e saj në një ndejë me miqtë
Lexo po ashtu Kryeministrja finlandeze thotë se u testua për drogë pas reagimeve për dëfrimin e saj në një ndejë me miqtë

Dëshmitarët i thanë mediave finlandeze se ajo kërceu me dy burra të tjerë në mënyrë të ngjashme dhe u ul në prehrin e dy të tjerëve gjatë natës.

Foto: Twitter

Por kantautori finlandez Uusivirta, i cili u divorcua nga gruaja e tij vitin e kaluar, hodhi poshtë çdo sugjerim se ai ishte në një lidhje me udhëheqësen e vendit.

Në një postim në llogaritë e tij në rrjetet sociale, ai tha: “Ka pasur spekulime në publik për cilësinë e marrëdhënies mes meje dhe kryeministres Sanna Marin”.

“Dorën në zemër mund të them se: Ne jemi miq dhe asgjë e papërshtatshme nuk ka ndodhur. Nuk do të komentoj më publikisht për këtë çështje. Kalofshi një fundjavë të mbarë”.

Foto: Getty Images

Uusirvirta dhe Marin u filmuan në pistën e vallëzimit në klubin e natës Klubi, i cili është pjesë e kompleksit të restoranteve dhe bareve Ravintola Teatteri në qendër të Helsinkit.

Paraqitja e tillë e kryeministres ka ndezur një debat në Finlandë nëse ajo duhet të shfaqet në këtë mënyrë e të shoqërohet me miqtë nëpër klube.

Disa komentues e kanë akuzuar atë për sjellje që është e papërshtatshme për një lider botëror, ndërsa të tjerë kanë theksuar se ajo mund të mos ishte në gjendje të merrte vendimet e duhura nëse do të ndodhte diçka jashtë kësaj.

Por shumë të tjerë janë më të relaksuar dhe thonë se e meriton të shijojë jetën, si kushdo tjetër. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Sanna Marin (@sannamarin)

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Kalo në kategori