LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa feston fitoren në qendër të Tetovës

Lëvizja Besa feston fitoren në qendër të Tetovës

Lëvizja Besa ka nisur të festoj në qendër të qytetit të Tetovës, pas shpalljes së fitores nga zyrtarët e kësaj partie, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Edhe një herë e mbajtëm fjalën, gjithë së bashku. Ju’a kemi tha fytin. Ne jemi 1000 vota para BDI-së. I falemnderojmë tetovarët që së bashku e kemi mposhtur regjimin e zullumit. Kemi fituar në secilin vendvotim” ka thënë më herët Sadat Sulejmani, shef i shtabit zgjedhor të Besës.


Përndryshe nga selia e BDI-së në Tetovë, Ali Ahmeti tha se është i rëndësishëm procesi i zgjedhjeve dhe funksionimi i këshillit. Nga Alternativa kanë thënë se janë të kënaqur me rezultatin. Aleanca për shqiptarët ka thënë se e pranojnë humbjen kurse nga partitë maqedonase nuk ka ndonjë qëndrim. /Telegrafi/