LAJMI I FUNDIT:

Ura e Rogovës vazhdon të jetë në gjendje të keqe

Ura e Rogovës vazhdon të jetë në gjendje të keqe

Ura e fshatit Rogovë vazhdon ende të jetë në gjendje të rëndë dhe çdo ditë e më shumë po bëhet më e rrezikshme për banorët e kësaj ane.

Plasaritjet që u shkaktuan vite më parë nga prurjet e madhe të lumit Drini i Bardhë shihen kudo mbi këtë urë, e rrezikshmëria e saj vërehet edhe më mirë në pjesën e poshtme të urës.

E sa në rrezik janë qytetarët që kalojnë çdo ditë mbi këtë urë tregojnë vetë ata.


Vehat Hoti, i cili jeton në Rogovë, thotë se ndonëse rreziku i shembjes së kësaj ure ekziston, por përsëri po detyrohen të kalojnë mbi të.

“Rrezik permanent është…Kemi bërë edhe në komunë kërkesë edhe në qeveri….Komuna sipas tyre i ka plotësuar kriteret qeveria nuk përgjigjet…rreziku është shumë i madh por na po kalojmë”, tha Hoti.

Edhe Imer Gashi ndihet shumë i rrezikuar që përshkon çdo ditë rrugën mbi këtë urë. Ai thotë se vazhdimisht kanë bërë kërkesa për ndërtim të urës si në komunën e Gjakovës, ashtu edhe në Ministrinë e Infrastrukturës, por që deri më tani nuk kanë parë rezultate në këtë drejtim.

“Kjo veç që dy vite është kështu kjo urë dhe banorët ndihen të rrezikuar shumë, është problem shumë i madh. Kemi bërë kërkesë në ministri atje, mirëpo askush s’ka ndërmarrë asgjë deri sot kemi bërë në Gjakovë, këta në Gjakovë thonë se kompetencat janë në Prishtinë deri sot nuk kanë ndërmarrë asgjë“, tha ai.

E në Komunën e Gjakovës thonë se mjetet për bashkëfinancim për ndërtimin e urës në Gjakovës janë të ndara që nga viti 2021, por sipas tij, vonesat janë shkaktuar nga qeverisja qendrore.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Gjakovës, Shkumbin Kastrati u shpreh se aktualisht Ministria e Infrastrukturës është duke punuar në përpilim të projektit për ndërtimin e urës së Rogovës.

Kastrati tha se si komunë në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinierisë dhe Makinerisë, kanë angazhuar ekspertë për të bërë ekspertizën lidhur me rrezikshmërinë e urës.

“Komuna e Gjakovës ka ndarë mjetet edhe në vitin 2021 por edhe 2022 përmes kodit të bashkëfinancimit për ndërtimin e urës në fshatin Rogovë, e cila urë para 3 viteve është dëmtuar si pasojë e vërshimeve të atij viti.

Mirëpo, ka ndodh një sagë në mes të qeverisë komunale dhe qeverive qendrore për formën e bashkëfinancimit dhe financimit të atij segmenti meqenëse ura është projekt nacional. Qeveria ka shfaq dëshirën për ta financuar, komuna ka shfaq dëshirën për të bashkëfinancuar në momentin kur qeveria të është e gatshme të filloj. Jemi në bisedime me qeverinë e Kosovës….

Janë në fazën e përpilimit të projektit, finalizimit të projekti dhe besojmë që në momentin që do të finalizohet projekti i urës, atëherë do të nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit në mes të Kuvendit Komunal të komunës dhe Qeverisës ë Kosovës konkretisht Ministria e Infrastrukturës. Dhe në momentin që do të nënshkruhet memorandumi ministria do t’i zhvilloj procedurat e Prokurimit dhe do t’i fillojë kjo rrugë“, u shpreh Kastrati.

Kastrati shprehet se si komunë kanë ndarë 300 mijë euro për këtë urë, por ekziston mundësia që kjo shumë të rritet.

“Nuk mundemi me ditë as na as ministria për faktin se ende është projekti në fazë të finalizimit do të fillojnë procedurat e prokurimit….Me rëndësi është me ditë që procesi është nis e me rëndësi që Kuvendi Komunal i Gjakovës i ka fondet e rezervuara për ndërtimin e kësaj ure…..300 mijë euro janë ndarë por mund ta rrisim shumën e mjeteve”, tha ai

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori