Dashtevski: KSHZ është gati për procesin e zgjedhjeve që do të mbahen nesër
“Presim që nesër zgjedhjet të kalojnë sa më mirë, ndërsa që kjo të jetë edhe më mirë, tërë javën në Sektorin e Komisionit shtetëror zgjedhor janë mbajtur trajnime, ndërsa paraprakisht janë bërë edhe ndryshime të anëtarëve të cilët kanë dhënë dorëheqje ose më nuk janë pjesë e komisioneve komunale. Aparatet për shënimin e gjurmëve të gishtave janë azhurnuar, që nuk është proces i vështirë sepse bëhet fjalë për tre komuna”, informoi kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Aleksandar Dashtevski.
Në ditarin qendror të televizionit “Sitel”, Dashtevski kumtoi se për zgjedhjet e nesërme në listën zgjedhore ka regjistruar 101.000 persona.
Në ora 09:30 KSHZ-ja do të mbajë konferencë për shtyp për jehonën, ndërsa rreth orës 12:30 anëtarët e KSHZ-së marrin pjesë në vendvotimin në Tetovë, ku gjithashtu do të mbahet konferencë për shtyp, pas çka do të vizitohen edhe Mavrova – Rostushë dhe Qendër Zhupë.
Në ora 19:30, është paraparë që KSHZ-ja të mbajë konferencë për shtyp për rezultatet fillestare për jehonën.
Lidhur me pjesëmarrjen e ulët në Mavrovë Rostushë dhe në Qendër Zhupë, kryetari i KSHZ-së theksoi se këto janë zona ku një pjesë e madhe e qytetarëve janë larguar nga vendi.
“Ka kandidatë në të gjitha komunat, paraprakisht nuk ka pasur. Në Mavrovë-Rostushë ka dy kandidatë, ndërsa në Qendër Zhupë ka vetëm një. Herën e fundit ishte një dhe u largua dhe nuk pati zgjedhje. Meqenëse tani ka një kandidat, ai do të votohet dhe do t’i duhet një e treta e pjesëmarrjes dhe do të fitojë 50 për qind të votave plus një. Në Mavrovë Rostushë ku janë dy, mendohet se do të vendoset në raundin e parë”, tha Dashtevski.
Votimi i sotëm, në të cilin votuan personat e sëmurë dhe të pafuqishëm dhe personat në burgje, siç ka bërë të ditur kryetari i KSHZ-së, është zhvilluar i qetë dhe nuk ka pasur asnjë vërejtje apo kundërshtim.
Në Mavrovë Rostushë votuan 35 të sëmurë dhe të pafuqishëm nga 40 të regjistruar, në Qendër Zhupë votuan 29 të regjistruar dhe në Tetovë 23 nga 24 të regjistruar.
“Të drejtë vote sot kishin edhe të burgosurit. Janë regjistruar gjithsej 94 votues. Në burgun e “Idrizovës” nga 56 të regjistruar kanë votuar 37. Në Shuto Orizarë janë regjistruar 12 votues dhe kanë votuar shtatë. Në Strugë, Tetovë dhe Shtip votuan të gjithë, gjegjësisht 21 votues”, kumtoi Dashtevski.
Në pyetjen nëse Komisioni Shtetëror Zgjedhor është gati për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Dashtevski konfirmoi se janë të gatshëm, por, siç theksoi, kanë mungesë të punonjësve që kanë dalë në pension apo kanë shkuar në institucione të tjera dhe ka theksuar se është e nevojshme të miratohet plotësimi i 15 deri në 20 vendeve të punës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje