Bytyqi: Nuk presim të ketë kufizime të energjisë elektrike këtë sezon
Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi, shpreh besimin se deri në fund të vitit, por edhe gjatë gjithë sezonit të ngrohjes, nuk duhet të ketë kufizime për energjinë elektrike, përveç nëse, siç thotë ai, ndodh ndonjë gjë e paparashikuar.
Masat e paralajmëruara për kursimin e energjisë elektrike, thekson ai, janë për të ulur presionin në sistemin energjetik, por edhe për të shpenzuar më pak para për këtë burim energjie.
“Kemi llogaritë, e dimë bilancin energjetik, sa energji duhet të prodhohet që të përdoret për tregun e rregulluar, pavarësisht nga tregu i lirë i parregulluar. Familjet dhe konsumatorët e vegjël janë në anën e rregulluar. Me rritjen e prodhimit krahasuar me një vit më parë, kemi besim se deri në fund të vitit, nëse nuk ka ndonjë kolaps, nuk do të ketë kufizime”.
“Për këtë vit do të ketë energji elektrike të mjaftueshme, por ju njoftoj se do të jetë për të gjithë sezonin e ngrohjes, duke përfshirë edhe muajt e parë të vitit të ardhshëm deri në pranverë”, tha Bytyqi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Escobar: Shqiptarët e Kosovës janë shumë pro-amerikanë, kjo forcon edhe më tej marrëdhëniet tona
Kurti priti Pastorin e Kishës Protestante Ungjillore “Bashkësia e Popullit të Zotit” bisedojnë për Projektligjin për liritë fetare
Deri me tani 313 serbë kanë konvertuar patentë shoferët ilegalë në RKS
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251