LAJMI I FUNDIT:

Atentati në Vlorë, policia dyshon për vrasës me pagesë

Atentati në Vlorë, policia dyshon për vrasës me pagesë

Nisur nga dinamika e ngjarjes, sesi autorët janë vënë në ndjekje të viktimave, armët që kanë përdorur, mekanizmi, kanë ngritur dyshime të arsyeshme për policinë se kemi të bëjmë menjë vrasje të mirë organizuar dhe me vrasës me pagesë.

Janë këto detajet e fundit që raporton gazetari i Euronews Albania.

Dyshohet se atentati i sotëm ka ndodhur për motive hasmërie, për shkak të një vrasjeje të ndodhur 3 vite më parë në Vlorë ku mbeti i vrarë biznesmeni Arben Beqiraj, i cili zotëronte një plazh privat.


Atentati në Vlorë, zbulohet identiteti i viktimave
Lexo po ashtu Atentati në Vlorë, zbulohet identiteti i viktimave

Një konflikt i nisur për motive të dobëta, ka përfunduar në përdorimin e armëve, më 5 gusht të vitit 2019.

Më pas, në takimin e dytë për sqarimin e këtij sherri, që kishte nisur për një kalë që kishte kaluar në këtë plazh privat, ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit, ku mbeti i vdekur Beqiraj dhe u plagos djali i tij bashkë me një të afërm të tyre.

Shpati Lena dhe Hakim Zhezo janë viktimat e atentatit të ndodhur paraditen e së enjtes në Panaja të Vlorës.

Atentat me dy viktima në Vlorë, qëllohet automjeti në autostradë
Lexo po ashtu Atentat me dy viktima në Vlorë, qëllohet automjeti në autostradë

Vrasja ndodhi rreth orës 09:30 në autostradën Fier-Vlorë, teksa në drejtim të automjetit të tyre u qëllua me breshëri plumbash, nga një tjetër automjet në lëvizje.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe hetues nga Drejtoria e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit. /Euronews Albania/