Protesta kundër vendosjes së kryqit në Krushevë, banorët e Presillës: Është provokim, jemi të gjithë myslimanë
Banorët e Presillës së Krushevës protestuan për të ndaluar vendosjen e kryqit 30 metra të lartë në fshatin e tyre. Ata e quajnë provokim pasi siç thonë të gjithë banorët në këtë fshat i përkasin fesë Islame. Kryqin janë përpjekur ta vendosin banorët e fshatrave përreth të cilët i takojnë komunitetit maqedonas.
“Në fshatin Presillë ku banojnë 100% shqiptarë dhe mysliman. Fshatrat fqinje janë përreth pothuajse janë të gjithë maqedonas dhe nuk patën zgjidhje që ta vendosin një kryq prej 30 metra, në ndonjë fshat prej tyre por e zgjodhën fshatin Presillë. Në Presillë ekziston kishë, është e vjetër nuk e di sa. Mirëpo vendosën ta rindërtojnë duke e përdorur edhe për manifestime. Filluan ta keqpërdorin atë mirësinë tonë që ne e kemi ruajtur kishën e tyre mos të dëmtohet, mos të vidhet”, deklaroi Xhemail Fejzullahu, banor i fshatit Presillë.
Ky është vendi ku u planifikua të vendoset kryqi, pa leje nga institucionet përkatëse.
Nga Komuna e Krushevës thonë se tani për tani është ndërprerë procedurat e vendosjes së kryqit, për të parë nëse do të jepet leje nga kompetentët.
“Në fshatin Persillë, komuna e Krushevës, është tentuar të vendoset një kryq në oborrin e kishës ekzistuese ortodokse. Procedura është ndërprerë për faktin se nuk është marrë leja nga pikëpamja urbanistike dhe fjalën e fundit duhet ta thonë institucionet. Gjithashtu, vendbanimet në komunën e Krushevës gjithmonë kanë nxitur bashkëpunim dhe komunikim të mirë, por këtë herë ai ka munguar. Bashkëqytetarët nga fshati Presillë për këtë nuk ishin të informuar dhe kjo ka shkaktuar revoltë mes tyre”, tha Sotir Gabeloski, zëdhënës i komunës së Krushevës.
Ndërkaq komuna e Krushevës ju bën thirrje banorëve që në të ardhmen të vazhdojnë komunikimin e mirë mes tyre si dhe të angazhohen për zgjidhjen e problemeve tjera, të infrastrukturës dhe ekonomisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles