Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzim penal nga Agjencia Kundër Korrupsionit kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, të cilin e ka dërguar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu.
“Ju njoftoj se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ka pranuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit kallëzim penal kundër personit me inicialet M.B. Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, kallëzimin penal e ka dërguar në kompetencë në Prokurori Themelore në Prishtinë”, ka deklaruar Lutfiu.
Në anën tjetër, Agjencia Kundër Korrupsionit nuk e ka konfirmuar zyrtarisht por as nuk e ka mohuar se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Berishajt, ani pse partitë opozitare sot gjatë ditës kërkuan shkarkimin e tij duke iu referuar kallëzimit penal.
Në një përgjigje me shkrim për Telegrafin, nga ky institucion kanë thënë se ligji i obligon që të ruajnë konfidencialitetin e informacionit, meqë Prokuroria gjatë trajtimit të rastit, mund ta hedhë kallëzimin apo të zhvillojë hetime dhe ndjekje penale.
“Në lidhje me pyetjen e adresuar, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit është e obliguar ta respektoj dispozitën ligjore të Ligjit NR.08/L-01703/ për Agjencinë Për Parandalimin e Korrupsionit i cili ka hyrë në fuqi në gusht të këtij viti dhe i njëjti ka përcaktuar me Nenin 28 ( Publikimi, mbrojtja e të dhënave, ruajtja e të dhënave dhe konfidencialiteti i informacionit) se: Zyrtarët e Agjencisë, çdo person i punësuar nga Agjencia, si dhe të gjithë personat që vihen në dijeni për fshehtësinë zyrtare gjatë bashkëpunimit me Agjencinë, janë të detyruar ta ruajnë si informacion të klasifikuar çdo informacion që e kanë mësuar gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, që konsiderohet fshehtësi e informacionit zyrtar, në pajtim me ligjin përkatës në fuqi.
Në kuptim të këtij ligji informacion i klasifikuar zyrtar konsiderohen:
– Informacionet në lidhje me të dhënat personale të individëve që janë ose kanë qenë objekt i hetimit administrativ nga Agjencia,
– Agjencia obligohet të ruajë të dhënat, informacionin dhe dokumentacionin e marrë në bazë të këtij ligji dhe në pajtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi.
Kjo dispozitë ligjore është e rëndësisë së veçantë sepse Prokuroria gjatë trajtimit të rastit mund ta hedhë kallëzimin penal apo mund të zhvillojë hetime dhe ndjekje penale”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Largimi i doracakëve për edukimin seksual, Abdixhiku: Komunat e detyruan Qeverinë të ndryshoj pozicion radikalisht
Në shkurt të vitit të ardhshëm do të publikohet thirrja e re e Qeverisë për ndihmë të komunave
Protestat e 2023-tës në Zveçan, arrestohet i dyshuari për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorimi – formon komision të ekspertëve për procesin e rishikimit
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre
Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje
Osmani: Mund ta zbatojmë njëanshëm marrëveshjen e Brukselit, me garanci nga partnerët
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët