LAJMI I FUNDIT:

Rusët nuk po ndalen së ikuri nga Krimea – publikohen pamjet e kolonave të gjata të veturave

Rusët nuk po ndalen së ikuri nga Krimea – publikohen pamjet e kolonave të gjata të veturave

Ura, e cila lidh Krimenë dhe Rusinë, ka përjetuar trafik rekord në orët e fundit ndërsa njerëzit nxitojnë të largohen.

Ura u hap në vitin 2018, katër vjet pasi Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë, raporton skynews.


Lëvizja e dukshme e njerëzve vjen pasi u zbulua se një depo municioni kishte shpërthyer në afërsi të qytetit Dzhankoi mëngjesin e sotëm.

Mediumi britanik ka kuptuar se goditja është kryer nga forcat speciale ukrainase, megjithëse nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar për këtë.

Ndërkohë, autoritetet e instaluara nga Rusia thonë se udhëtimet e trenave janë ndalur pasi linjat hekurudhore pësojnë dëmtime për shkak të goditjeve në të gjithë Krimenë.

Rusët po ikin masivisht nga Krimea
Lexo po ashtu Rusët po ikin masivisht nga Krimea

Ndryshe, shpërthime të ngjashme në Krimenë që kontrollohet nga rusët janë shpeshtuar kohëve të fundit, forcat ukrainase po kryejnë operacione mirë të përgatitura duke i shkaktuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake Moskës.

Ndër ta është edhe shpërthimi në një bazë ajrore, ku ukrainasit e bombarduan sikurse edhe selinë e ushtrisë private të Vladimir Putinit, Wagner, që u godit me sistemin e avancuar raketor amerikan HIMARS. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Kalo në kategori