LAJMI I FUNDIT:

MPJ Maqedoni: Puna e Komisionit për histori është plotësisht autonome dhe profesionale, e mbrojtur nga çdo ndikim politik

MPJ Maqedoni: Puna e Komisionit për histori është plotësisht autonome dhe profesionale, e mbrojtur nga çdo ndikim politik

Ministria e Punëve të Jashtme plotësisht e mbështet punën e Komisionit për Çështje Historike dhe Arsimore me Republikën e Bullgarisë dhe e përshëndet publikimin e djeshëm të rekomandimeve, të cilat janë pjesë e Protokollit të nënshkruar midis dy vendeve në vitin 2019, njoftojnë nga MPJ.

“Duke i prezantuar rezultatet e punës së tyre, nga ana e vetë anëtarëve të Komisionit dhe Kryetarit të tij u konstatuan disa parime të cilat janë të rëndësishme edhe nga aspekti politik.

Së pari, se puna e Komisionit, përmbajtja në të cilën ajo punon, është plotësisht autonome, në thelb eksperte dhe profesionale, e mbrojtur nga çdolloj ndikimi politik. Ky parakusht qëndron edhe në parimet e Protokollit të nënshkruar ndërmjet dy Ministrive të Punëve të Jashtme dhe paraqet një nga parimet kyçe që siguron profesionalizëm dhe ekspertizë autentike në punën e Komisionit.


Së dyti, rezultatet e paraqitura të punës së Komisionit e ruajnë parimin e reciprocitetit për të dy vendet, që paraqet një nga elementet thelbësore për ndërtimin e besimit dhe respektit të ndërsjellë, parim ky që gjithashtu vihet re edhe në përmbajtjen e Protokollit të nënshkruar mes dy vendeve.

Së treti, me rezultatet e publikuara, Komisioni tregoi se me një qasje të guximshme, por profesionale dhe të ndershme, historianët mund të gjejnë zgjidhje të denja dhe autentike, të bazuara në të vërtetat historike që mbështeten në fakte dhe që ofrojnë mundësi për shënimin e përbashkët të ngjarjeve të caktuara historike, tejkalimin e dallimeve dhe krijimin e një baze për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët të qëndrueshme mes dy vendeve”, thonë nga MPJ.

Komisioni për Çështje Historike dhe Arsimore me Bullgarinë, shtojnë nga MPJ, edhe më tej do ta ketë mbështetjen e plotë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, veçanërisht në drejtim të mbështetjes për autonominë në punën e tij.

Nga MPJ inkurajojnë Komisionin që edhe më tej të vazhdojë punën e tij, i liruar nga presionet politike që krijohen në opinion, duke u mbështetur në profesionalizmin, vetëdijen dhe ekspertizën e tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

Shëndetësi
Kalo në kategori