LAJMI I FUNDIT:

Djemtë rrahin babanë, burrat gratë, e një femër e mashkull rrihen mes vete – rastet e dhunës në familje në 24 orë

Djemtë rrahin babanë, burrat gratë, e një femër e mashkull rrihen mes vete – rastet e dhunës në familje në 24 orë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur për një rast në Vushtrri ku një person ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy djemtë e tij. Në rastet tjera të dhunës në familje kryesisht raportohet për sulme fizike ndaj grave.

Lexoni përmbledhjen e raportit policor për dhunën në familje:


Fushë Kosovë 15.08.2022-08:15. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se ishte keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Bresje, Fushë Kosovë 15.08.2022-22:00. Viktima femër kosovare ka pësuar lëndime, pasi që i dyshuari mashkull kosovar -bashkëshorti i saj, për motive xhelozie dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Viti, 15.08.2022-15:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare. Ankuesja posedon raport mjekësor për lëndime trupore. Në lidhje me rastin janë intervistuar edhe tri dëshmitare, ndërsa është arrestuar e dyshuara në lidhje me rastin dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar e dyshuara është liruar.

Prizren, 15.08.2022 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka shkaktuar dhunë në familjen e tij. Viktima femër kosovare ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Malishevë 15.08.2022-09:35. Janë arrestuar një femër dhe një mashkull kosovar pasi që ata janë rrahur mes veti. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësorë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Mitrovicë 15.08.2022-01:13. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

Vushtrri, 14.08.2022-23:55. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga dy djemtë e tij kosovarë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Mitrovicë 15.08.2022-12:15. Viktima femër kosovare ka njoftuar se  ishte keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar tretman mjekësorë. Rasti shkon në procedurë të rregullt.

Vushtrri, 15.08.2022-11:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se  kishte një mosmarrëveshje me ish bashkëshortin, mashkull kosovar lidhur me disa foto në rrjete sociale. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori