LAJMI I FUNDIT:

Komentuesit i reagojnë zëdhënëses së BE-së për siguri për deklarimin e pamatur ndaj Kosovës në Twitter

Komentuesit i reagojnë zëdhënëses së BE-së për siguri për deklarimin e pamatur ndaj Kosovës në Twitter

Zëdhënësja e BE-së për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Nabila Massrali, ka reaguar pas deklarimeve të fundit të liderëvë të Kosovës dhe Serbisë, për një konflikt të ri të armatosur.

Massrali konsideron se këto deklarime janë shqetësuese, duke kërkuar që veprimet e tilla të ndalen menjëherë.

Ajo ka specifikuar deklaratën e Kurtit “për luftë dhe konflikt në Ballkanin Perëndimor”.


“Rritja e retorikës nxitëse së fundmi mes zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë, në veçanti deklaratat për luftë dhe konflikt në Ballkanin Perëndimor janë shqetësuese. Të dyja palët duhet t’i japin fund menjëherë armiqësive të ndërsjella”, shkroi Massrali në Twitter.

Për mënyrën e deklarimit, pati reagime të ashpra ndaj saj, në Twitter.

“Nuk mund t’ju them se sa e ngjashme është kjo deklaratë me atë që BE-ja nxorri teksa Millosheviçi dhe përfaqësuesit e tij po bënin fushata të spastrimit etnik në Ballkan në vitet 1990 që kulmuan me gjenocid. Ju lutemi, mësoni mësimet e së kaluarës përpara se e kaluara të përsërisë tmerret e saj”, tha Sidita Kushi, ndaj deklaratës së Massralit.

Alban.K., tha se Bashkimi Evropian do të mbajë përgjegjësi për gjithçka…

“Gabim Nabila! Bashkimi Evropian do të mbani përgjegjësi, pasi Serbia neo-Milosheviq është kandidati juaj për në BE! Është gjithashtu ju (BE) të mbani përgjegjësi për izolimin dhe pengimin e Kosovës”, shkroi ai.

“Ose flisni për situata specifike ose qëndroni të heshtur. Formula “të dyja palët” (marrëzi) nxit destabilizimin e rajonit. Kjo është e papërgjegjshme”, tha Syzana Starikov.

“Ndoshta është koha që ju duhet të ndaloni përdorimin e termit “të dyja palët” kur ka një agresor dhe një viktimë. Në luftën në Ukrainë ose në Kosova me Serbinë nuk ka “të dyja palët”. Puna juaj duhet të jetë e vështirë, të jeni zëdhënëse e EUFP-së më të keqe ndonjëherë”, thuhet në një reagim tjetër.

Ndryshe, më herët, Akeksandër Vuçiq, deklaroi se ka informacione për plane se në veri të Kosovës po përgatitet “likuidimi i popullit tonë”, duke iu referuar popullsisë serbe që jeton në Kosovë.

Një ditë pas kësaj deklarate, kryeministri Albin Kurti tha kur zyrtarët në Beograd, përfshirë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, flasin për dhunë dhe vrasje në Kosovë, ata flasin për vete, “flasin për imagjinatën e mendimet e tyre”.

“Nuk duhet të përjashtojmë që këto politika agresive të Beogradit mund të shndërrohen edhe në një sulm kundër Kosovës në një mënyrë apo tjetrën”, tha Kurti për Reuters, duke folur në anglisht. “Ne jemi vigjilentë, por jo të frikësuar”, kishte thënë Kurti.

Lidhur me këtë, më 17 gusht, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të mbajë takime të ndara në Bruksel me kryeministrin kosovar, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Më 18 gusht do të zhvillohet takimi i dy liderëve nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ky takim ishte thirrur pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, lidhur me dy vendimet e Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Lajme
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Lajme
Kalo në kategori