LAJMI I FUNDIT:

Petreski: Qytetarët do të paguajnë taksa më të larta, por duan që paratë të përfundojnë në qëllime zhvillimore

Petreski: Qytetarët do të paguajnë taksa më të larta, por duan që paratë të përfundojnë në qëllime zhvillimore

Qytetarët do të paguajnë taksa më të larta, por duan që paratë të përfundojnë në qëllime zhvillimore, e jo te individët apo grupet, gjegjësisht të kenë shërbime më të mira dhe cilësore, thotë në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë” Bllagica Petreski nga “Finance Think”.

“Ekonomia gri është një burim i rëndësishëm financimi ku Qeveria do të duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje në periudhën e ardhshme dhe të tërheqë burime shtesë të fondeve nga këtu. Në hulumtimin e bërë nga Finance Think, tregon se ulja më e madhe e ekonomisë gri u arrit në vitin 2008 me kalimin nga taksa progresive në atë të sheshtë. Dhe për të qenë të qartë, ndoshta kjo ulje nuk vjen si pasojë e kalimit nga tatimi progresiv në atë të sheshtë, por shumë më tepër për shkak të uljes së përgjithshme të taksave në seksionin e të ardhurave personale.

Është një aspekt, nëse nuk ndërhyhet përmes tarifave tatimore, aspekti i dytë i ndërhyrjes dhe përballjes me ekonominë gri është forcimi i kapaciteteve administrative, mbi të gjitha kapacitetet e inspektorateve për të luftuar ekonominë informale. Këtu duhet përmendur edhe moralin tatimor, gjegjësisht bindjen e taksapaguesve se – po, do të paguaj taksa më të larta, por ato mjete do të përfundojnë për qëllime zhvillimore, e jo për qëllime të individëve apo grupeve të vogla të interesit”, thotë Petreski./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillet në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillet në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milioni euro për Gazën

Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milioni euro për Gazën

Lajme
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Kronika e Zezë
Kalo në kategori