LAJMI I FUNDIT:

Eksodi në Zaporizhzhia, nga frika se mund të ketë rrjedhje të mbetjeve radioaktive – mijëra ukrainas largohen me vetura nga qyteti

Eksodi në Zaporizhzhia, nga frika se mund të ketë rrjedhje të mbetjeve radioaktive – mijëra ukrainas largohen me vetura nga qyteti

Mijëra vetura janë filmuar në kolona të gjata jashtë Enerhodarit të Ukrainës, pasi kryetari i kësaj qyteze paralajmëroi se Rusia mund të kryej sulme mbi centralin bërthamor në Zaporizhzhia.

Kryetari i qytetit ukrainas Dmytro Orlov, paralajmëroi qytetarët se informacionet që i pranoi janë në vazhdën e provokimeve të okupatorëve, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që së fundmi forcat ruset kanë shpeshtuar bombardimet në afërsi të centralit më të madh bërthamor në Evropë, duke nxitur frikë tek qytetarët se mund të ketë rrjedhje të mbetjeve radioaktive.


E ky paralajmërim i autoriteteve lokale të Ukrainës, vjen në kohën kur ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, paralajmëroi liderët evropian se centrali më i madh bërthamor në Kontinentin e Vjetër, mund të pësojë “aksident”.

Vendet perëndimore kanë paralajmëruar për një katastrofë tjetër të mundshme bërthamore, nëse forcat ruse që janë të stacionuar në këtë central bërthamor, të fillojnë me granatime.

Madje sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Putin po shantazhon botën duke vendosur mina përreth Zaporizhzhia.

Në video shihe “eksodi i ukrainasve” ku kolonat kilometërshe ishin krijuar nga frika se mund të ketë rrjedhje të mbetje radioaktive. /Telegrafi/