LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet qarkullimi i trotinetëve elektrikë në sheshet e Prishtinës

Ndalohet qarkullimi i trotinetëve elektrikë në sheshet e Prishtinës
Foto: Ilustrim

Komuna e Prishtinës ka ndaluar qarkullimin e trotinetëve elektrikë si dhe të biçikletave në sheshet e kryeqytetit si dhe në vendet ku ka qarkullim të lartë të njerëzve.

Këtë e bëri të ditur përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.


Sipas tij, kjo urdhëresë do të hyjë në fuqi prej të hënës, më 15 gusht 2022.

“Kemi ndaluar qarkullimin e trotinetëve, biçikletave dhe gjithë mjeteve motorike elektrike nëpër sheshet dhe hapësirat publike të Kryeqytetit, në të cilat ka frekuencë të lartë të këmbësorëve.

Kjo urdhëresë do të hyjë në fuqi prej të hënës, më 15 gusht 2022, deri në votimin dhe publikimin e rregullores në të cilën jemi duke punuar për të siguruar mbarëvajtjen e qarkullimit të këtyre mjeteve sa i përket sigurisë së qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar Rama në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Lajme
Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Kronika e Zezë
Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Lajme
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Politikë
Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Kronika e Zezë
Kalo në kategori