LAJMI I FUNDIT:

68 milionë euro për energjinë, qeveria e Shqipërisë miraton fondin për KESH 

68 milionë euro për energjinë, qeveria e Shqipërisë miraton fondin për KESH 

Për të garantuar energji elektrike të pandërprerë, qeveria ka dhënë për KESH-in edhe 68 milionë euro shtesë. Paratë do të përdoren për blerje energjie në tregun e huaj.

Qeveria ka dhënë 8 miliardë lekë që energjia të mos mungojë këtë periudhë. Shuma që konvertohet në 68 milionë euro ka shkuar për Korporatën Elektro-energjetike, e cila programon edhe nevojat që vendi ka për energji elektrike.

Fondi është kaluar në fund të korrikut, teksa një megavat blihet në tregun e huaj për më shumë se 400 euro.


Shqipëria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në sektor që nga tetori i vitit të kaluar, kur nisi kriza nga një thatësirë e paprecedentë.

Vetëm këtë vit,  janë importuar mbi 250 milionë euro energji elektrike, nga të cilat 50 milionë vetëm në gusht.

Tre muaj më parë në vend nisi edhe një plan kursimi që mban të fikura shtyllat në rrugët kombëtare dhe dritat në zyrat e njësive vendore.

Përpos këtij kufizimi, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, po studion edhe mundësinë për rritur çmimin e faturave për familjet që harxhojnë mbi 800 kilovat në muaj. /euronews/