Nuk ka të infektuar me linë e majmunit në Maqedoni, situata po monitorohet me kujdes

Nuk ka të infektuar me linë e majmunit në vend. Dyshimet u zbardhën pasi mbrëmë, pas katër ditësh pasiguri, rezultati i testit të një personi nga Kërçova, i cili dyshohej se ishte i infektuar me linë e majmunit, doli negativ.
“Pacienti është negativ, nuk ka nevojë për izolim të mëtejshëm, mbetet vetëm të trajtohet për sëmundjen themelore, por se si do të trajtohet dhe kur do të hiqet izolimi do të vendoset nga Qendra për Shëndet Publik nga Manastiri e cila bën mbikëqyrjen shëndetësore”, theksoi zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Mehmedoviq.
Edhe Ministria e Shëndetësisë, mbrëmë, po ashtu ka njoftuar se Instituti i Shëndetit Publik është njoftuar se rezultati i ekzaminimit të tamponit që i është marrë pacientit nga Kërçova që dyshohet se ka linë e majmunit ka dalë negativ.
“Kujtojmë se Instituti ka një sasi të mjaftueshme testesh për zbulimin e lisë së majmunit, ndërsa analizat kryhen sipas indikacionit të vendosur nga një specialist infektolog.
Në bashkëpunim me Komisionin për Sëmundjet Infektive dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, situata me linë e majmunëve po monitorohet me kujdes në mbarë botën”, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë.
Deri më tani në vend janë raportuar dy raste të dyshimta me linë e majmunit, i personit nga Kërçova i cili ka refuzuar të testohet për disa ditë dhe i një imigranti i shtruar në Klinikën Infektive, i cili në test rezultoi negativ./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare