Është bërë hapja zyrtare e programit OriginAL, ku pjesëmarrësit e OriginAL-it patën mundësi të dëgjonin se si erdhi deri tek ky program.
Përmes një statusi në rrjetin social në Facebook të faqes zyrtare GERMIN, zëvëndës-kryeministrja njëherësh Ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha që programet e tilla janë kanë treguar sukses në Izrael e në Armeni – prandaj sipas saj, nuk ka asnjë dyshim që edhe OriginAL do të jetë histori suksesi.
Tutje thuhet se dekanja e Asociuar për Çështje Akademike dhe Asistent Profesoreshë në RIT Kosovë (A.U.K), Venera Demukaj, tregoi historinë e Universitetit Amerikan në Kosovë – duke treguar sukseset që ky universitet i ka.
Gjithashtu, në hapjen zyrtare pati nga një video mesazh nga mbështetësit e programit OriginAL, Investorin dhe Ndërmarrësin nga Diaspora në SHBA, Richard Lukaj dhe Investitorin dhe Ndërmarrësin nga Dipasora në Bulgari, Elvin Guri.
Ata treguan që mbështetën OriginAL-in, pasi besuan që një projekt i tillë është tejet i domosdoshëm për të rinjtë e diasporës.
Edhe bashkë-drejtuesit e bordit të GERMIN, Anila Hyka-Smorgrav dhe Avni Mustafaj, patën një mesazh për pjesëmarrësit duke i thënë që duhet të ndihen krenar që janë gjenerata e parë e këtij program kaq unik.
Kryetari i Bordit të Fondacionit Global Shqiptar (GAF), Mark Kosmo, përmes një video-storie tha që ndihet krenar që një ide e lindur nga ai dhe bashkë-drejtuesit e GERMIN, Sihana Bejtullahu e Lirim Krasniqi, është vënë në jetë.
Në anën tjetër Bejtullahu, falënderoi të gjithë sponsorët e këtij projekti duke shtuar gjithashtu që për shkak të tyre 40 të rinj nga diaspora, po i ‘gjejnë rrënjët e tyre shqiptare’.
Elsa Vejseli, pjesëmarrëse në OriginAL nga Gjermania por me prejardhje nga Tetova, u shpreh që një projekt të tillë e ka pritur gjithmonë.
Në fund pati një performancë artistike nga krijuesja e re nga Gjermania, Elona Beqiraj. Ajo emocionoi të pranishmit me poezitë e saj që janë për Kosovën, vendin e saj të origjinës.
Ndryshe, OriginAL është një program i ri i nisur nga GERMIN dhe Global Albanians Foundation. Ai synon të ofrojë një përvojë vullnetare, arsimore dhe kulturore falas për të rinjtë shqiptarë të diasporës (18-24 vjeç) në vendet e tyre të origjinës, pa pagesë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite