LAJMI I FUNDIT:

Fifi revoltohet me fansin në koncert, i cili ia rikujtoi momentin kur i kishte rënë të fikët në Big Brother VIP: Nuk jam rrëzuar për ‘show’

Fifi revoltohet me fansin në koncert, i cili ia rikujtoi momentin kur i kishte rënë të fikët në Big Brother VIP: Nuk jam rrëzuar për ‘show’

Filloreta Raçi-Fifi ka qenë një nga emrat më të diskutuar në edicionin e parë të Big Brother VIP.

Ajo krijoi momente nga më të ndryshmet, por nuk munguan edhe situatat paksa të sikletshme, e jo edhe aq të këndshme për të.

Artistja nga Ferizaj e ka treguar disa herë se nuk dëshiron ta shohë ose të përmendet momenti kur ajo humbi ndjenjat në transmetim live në BBV.


Foto: Screenshot/YouTube

Në një video të shpërndarë së fundmi në rrjete sociale, 28-vjeçarja shihet e prekur nga dikush që siç kuptohet ka imituar momentin e rrëzimit.

Fifit i bie të fikët 'live' në emision
Lexo po ashtu Fifit i bie të fikët 'live' në emision

“Po të kisha dashur të rrëzohesha për show kisha bërë tjetër gjë. Nuk jam rrëzuar për show, nuk jam mësuar të bëj show dhe unë po e këndoj këtë këngë për ty”, u shpreh e revoltuar këngëtarja.

Ajo iu drejtua personit në fjalë dhe filloi ta këndonte këngën e famshme “Oj Lulija jonë me limona”.

View this post on Instagram

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

Ky moment i Fifit u bë viral gjatë asaj kohe, duke u përfolur për muaj të tërë nga i gjithë publiku.

Sidoqoftë, krijuesja e hitit “Diell” e ka theksuar disa herë se është e lumtur që ka shijuar një eksperiencë të tillë si në Big Brother VIP. /Telegrafi/