LAJMI I FUNDIT:

Madonna rrëfen momentin që pothuajse ia rrënoi karrierën

Madonna rrëfen momentin që pothuajse ia rrënoi karrierën
(Foto: Instagram/madonna)

Madonna e ka kujtuar problemin me veshjen që i kishte ndodhur në fillim të karrierës së saj, për të cilin menaxheri i kishte thënë se karriera e saj kishte mbaruar.

Mbretëresha e muzikës pop ka rrëfyer se momenti në fjalë ka ndodhur në ndarjen e parë të çmimeve të MTV në vitin 1984, ku ajo performoi hitin “Like A Virgin”.


“Po ecja nëpër shkallët shumë të pjerrëta të tortës së dasmës dhe arrita në fund dhe fillova të kërceja, kurse këpucët e bardha më ranë”, kujtoi Madonna gjatë një paraqitje të fundit në The Tonight Show me Jimmy Fallon.

“Po përpiqesha ta bëja këtë lëvizje të qetë, si zhytja, për një këpucë dhe ta bëja të dukej sikur ishte koreografi dhe rrobat e mia u kthyen lart, ndërsa të pasmet e mia dolën në pah. Mund ta imagjinosh?”, iu drejtua ajo nikoqirit të emisionit.

Bobby Brown flet për dashurinë me Janet Jackson dhe aferën me Madonnan, por thotë se lidhja me Whitneyn ishte e veçantë
Lexo po ashtu Bobby Brown flet për dashurinë me Janet Jackson dhe aferën me Madonnan, por thotë se lidhja me Whitneyn ishte e veçantë

“Ishin ato ditët kur nuk guxonit të tregonit të pasmet nëse dëshironit të kishit një karrierë. Tash është e kundërta”, ka thënë me shaka diva.

Madonna ka bërë të ditur se gjithçka ishte një aksident dhe nuk e dinte se i shiheshin të pasmet.

“Mirëpo, kur u largova nga skena, menaxheri im më tha se karriera ime kishte mbaruar”, ka theksuar tutje 63-vjeçarja.

Pas performancës së saj solo në vitin 1981, Madonna u bë sensacion i menjëhershëm në industrinë e dominuar nga meshkujt. Më pas, ajo u bë e njohur si artistja më e shitur e të gjitha kohërave, me më shumë se 300 milionë disqe të shitura në mbarë botën.

Diva e muzikës është aktualisht në procesin e regjisë së filmit të saj biografik, me një datë të lëshimit të pakonfirmuar ende, ndërsa spekulohet se Julia Garner është zgjedhur ta luajë rolin e saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Donaldi të ka shkruar një letër" - Einxhel Shkira befason me praninë në emisionin e Bora Zemanit

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori