Ruajtja e paqes dhe stabilitetit është qëllimi parësor, andaj KFOR-i duhet të mbetet garant se situata e sigurisë në Kosovë nuk do të përshkallëzohet, për shkak të mosmarrëveshjes me Prishtinën dhe njoftimit se pas 1 shtatorit, do të vazhdojë zbatimi i vendimit për riregjistrimin e automjeteve dhe lëshimi i dokumenteve të hyrje/daljes.
Kështu kanë bërë të ditur sot në Mitrovicën veriore kryetari i Listës Serbe dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq dhe kryetarët e komunave nga veriu i Kosovës, Milan Radojeviq, Zoran Todiq, Srgjan Vuloviq dhe Dragisha Miloviq në një takim me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari.
“Ne jemi të vendosur që si përfaqësues legjitimë të serbëve të punojmë në zgjidhje që do të tejkalojnë tensionet, por për një gjë të tillë duhet konstruktivitet dhe nga pala e kundërt, që nuk është shembull tani, por duke marrë vendime të njëanshme dhe këmbëngulësinë për zbatimin e tyre, situata komplikohet edhe më shumë dhe kjo nuk është e mirë për askënd”, kanë porositur Rakiq dhe kryetarët e komunave, transmeton Telegrafi.
Ata ishin të qartë në kërkesën e tyre që Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk mund të shkojnë në veri të Kosovës pa miratimin e KFOR-it dhe theksuan se mandati i KFOR-it që buron nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara 1244, kur bëhet fjalë për kontributin për një mjedis të sigurt, është diçka që në të cilën duhet punuar vazhdimisht.
“Ne do të bëjmë gjithçka që njerëzit në këto zona të jetojnë më mirë dhe pikërisht për këtë insistojmë në themelimin e Asociacionin e komunave serbe, mekanizmat e të cilit do të kontribuojnë në synimet tona dhe në asnjë mënyrë nuk do të jenë kërcënim për të gjithë ata, të cilët mendojnë se formimi i saj mund të kërcënojë këdo”, u tha në takimin e sotëm, me mesazhin se komunikimi do të jetë më intensiv në periudhën e ardhshme për shkak të jostabilitetit të situatës së sigurisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale