LAJMI I FUNDIT:

Kurti mirënjohës për përkrahjen e Luksemburgut

Kurti mirënjohës për përkrahjen e Luksemburgut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes, të cilës i ka shprehur mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm për Kosovën.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se kreu i ekzekutivit ka vlerësuar partneritetin afatgjatë me Luksemburgun si dhe ka shprehur vullnetin e Qeverisë për t’i forcuar edhe më tej lidhjet mes dy shteteve.


“Duke e falënderuar ambasadoren Gomes për bashkëpunimin përgjatë gjithë mandatit të saj në Kosovë, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e Qeverisë për përkrahjen e dhënë në vazhdimësi nga shteti i Luksemburgut, si dhe miqësinë e vazhdueshme. Ai vlerësoi partneritetin afatgjatë dhe shprehu vullnetin e Qeverisë për t’i forcuar më tej lidhjet mes të dy shteteve”, thuhet në komunikatë.

Bëhet e ditur se edhe ambasadorja Gomes potencoi vullnetin e shtetit të Luksemburgut për vazhdim të mbështetjes dhe zgjerim të marrëdhënieve bilaterale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lajme
Kalo në kategori