Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, takohen më 18 gusht në Bruksel, dhe në atë takim, sipas mediave në Beograd, do të duhej të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët për zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Siç shkruan gazeta serbe “Nova” teksti i deklaratës është harmonizuar dhe është duke u pritur momenti që ajo të nënshkruhet.
Agjenda zyrtare e takimit ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit ende nuk është bërë publike, por siç mëson gazeta serbe nënshkrimi i deklaratës për zbardhjen e personave të pagjetur mund të jetë në rendin e ditës në Bruksel dhe kjo do të prezantohet si një hap i madh përpara në marrëdhëniet mes dy palëve.
“Me këtë deklaratë do t’i jepej një mbështetje procesit të gjetjes së personave të zhdukur dhe zgjidhjen e fateve të tyre. Ai dokument do të duhej të nënshkruhet nga Kurti dhe Vuçiq dhe do të kishte jehonë në opinion. Teksti është finalizuar dhe pritet momenti për t’u nënshkruar”, citohet të letë thënë një burim i gazetës, transmeton Telegrafi.
Sipas këtyre burimeve çështja e pronës dhe kthimit duhet të zgjidhet në vjeshtë.
Velko Odaloviq, kryetar i Komisionit të Qeverisë së Serbisë për Persona të Zhdukur, tha se nënshkrimi i deklaratës për personat e pagjetur është diskutuar në disa raunde të mëparshme të dialogut në Bruksel.
Ai thotë se teksti i deklaratës ishte dakorduar në masë të mirë, por Prishtina kishte disa kërkesa.
“Vërtet nuk e di nëse do të nënshkruhet. Realisht, është afër. Në fakt bëhet fjalë për një deklaratë të presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti për të gjithë procesin e punës së kërkimit të të pagjeturve, mekanizmin dhe mbështetjen për atë proces”, thotë Odaloviq.
Ai thekson se nënshkrimi i asaj deklarate është një akt i rëndësishëm “sepse kjo flet për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj një problemi të vështirë dhe trashëgimisë së konflikteve që ishin”.
“Procesi aktualisht është në ngërç dhe në krizë për shkak të vendimeve të njëanshme të Kurtit. Do të ishte mirë që ky problem të tejkalohej. Sa i përket Serbisë dhe palës sonë, ne jemi të gatshëm dhe të hapur. Ata që e bllokuan procesin dhe po krijojnë problem është pala kosovare, por nëse do të gjendej një gjuhë e përbashkët dhe një deklaratë e përbashkët, kjo do të ishte një gjë e mirë në gjithë këtë proces”, thotë Odaloviq.
Aktualisht janë 1, 621 persona të zhdukur nga territori i Kosovës. Nga ky numër, me kërkesë të familjeve, 570 persona të pagjetur janë regjistruar në grupin punues serb.
Odaloviq thotë se “(përveç serbëve) në mesin e tyre ka edhe shqiptarë, romë dhe të nacionaliteteve të tjera që janë regjistruar tek ne. Rreth 1, 000 personat e tjerë që figurojnë si të zhdukur në Kosovë janë shqiptarë të Kosovës që janë të regjistruar nga Prishtina”.
Naim Leo Beshiri, drejtor i Institutit për Çështje Evropiane, thotë se familjet e rreth 1600 personave të zhdukur në Kosovë janë ende në pritje dhe se është tmerrësisht e rëndësishme që si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën ta përfundojnë atë histori.
“Sepse kur të përfundojë historia për të pagjeturit, atëherë mund të flasim për përgjegjësit, për të pastruar dy shoqëritë tona nga përgjegjësit që gjenden ende në shërbimet tona të sigurisë dhe më gjerë”, përfundon Beshiri. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit