LAJMI I FUNDIT:

Ukraina merr tre sistemet e para kundërajrore gjermane

Ukraina merr tre sistemet e para kundërajrore gjermane

Ushtria ukrainase ka marrë tre sistemet e saj të para kundërajrore gjermane Gepard, tha sot komanda ushtarake jugore.

Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, sistemet e mbrojtjes ajrore, të cilat operohen nga ekuipazhe me tre persona, do të përdoren për të mbrojtur objekte të rëndësishme të infrastrukturës.


Ato janë një nga pajisjet ushtarake perëndimore që i ofrohen Ukrainës për ta ndihmuar atë të shmangë forcat ruse në mes të luftës.

Muajin e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se armët e furnizuara nga Perëndimi kishin filluar të kishin një ndikim në luftën në Ukrainë dhe luftëtarët po bënin “sulme të prekshme” në objektivat logjistike ruse.

Ai tha: “Artileria perëndimore – armët që morëm nga partnerët tanë – filluan të funksionojnë shumë fuqishëm”.

“Saktësia e tyre është pikërisht sipas nevojës. Mbrojtësit tanë bëjnë goditje shumë të dukshme në depo dhe pika të tjera të rëndësishme për logjistikën e pushtuesve dhe kjo redukton ndjeshëm potencialin sulmues të ushtrisë ruse”.

“Humbjet e pushtuesve do të rriten vetëm çdo javë, si dhe vështirësia e furnizimit të tyre”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori