LAJMI I FUNDIT:

Aksioni antidrogë ku u kap 1 ton marijuanë, reagon ministri shqiptar i brendshëm

Aksioni antidrogë ku u kap 1 ton marijuanë, reagon ministri shqiptar i brendshëm

Ministri shqiptar i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar pas njoftimit të policisë për goditjen e një rasti të trafikut të drogës në drejtim të Italisë, ku në afërsi të Karaburunit u sekuestruan 992 kg kanabis dhe u arrestuan 3 skafistë nga Vlora dhe 2 shtetas ukrainas.

“Operacioni i sotëm ndërkombëtar në Vlorë mes Policisë së Shtetit dhe Guardia Di Finanza për goditjen e një grupi të trafikut të drogës me mjete lundruese dhe sekuestrimin e një rreth 1 ton marijuanë, është një tjetër dëshmi domethënëse e profesionalizmit dhe forcës goditëse pa asnjë kompromis kundër krimit të organizuar”, shprehet Çuçi në një postim në Facebook.


Detaje nga operacioni i përbashkët antidrogë Shqipëri-Itali, kapet rreth 1 ton marijuanë, arrestohen 3 shqiptarë dhe 2 ukrainas
Lexo po ashtu Detaje nga operacioni i përbashkët antidrogë Shqipëri-Itali, kapet rreth 1 ton marijuanë, arrestohen 3 shqiptarë dhe 2 ukrainas

Në vijim, ministri përgëzon të gjithë efektivët që u bënë pjesë e operacionit, duke theksuar se kjo luftë do të vazhdojë.

“Përgëzime të gjithë oficerëve shqiptarë e italianë që morën pjesë në këtë operacion të mirëkoordinuar nga ajri, deti dhe toka. Qëndrojmë frontalisht të vendosur për të vijuar luftën e vazhdueshme me të keqen, me bindjen se vetëm në këtë mënyrë krijojmë siguri për shoqërinë dhe garantojmë të ardhmen tonë”, shprehet ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori