LAJMI I FUNDIT:

Berisha i bën thirrje qeverisë të përgjysmojë taksën mbi naftën

Berisha i bën thirrje qeverisë të përgjysmojë taksën mbi naftën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar sot nga qeveria që të përgjysmojë menjëherë taksën mbi naftën, për t’i dhënë frymëmarrje ekonomisë.

Në një deklaratë për mediat të postuar në faqen e tij në Facebook, Berisha u shpreh se me vlerën 1.1 euro, Shqipëria ka taksën më e larta në Evropë për naftën.

Sipas tij, në vend kanë hyrë rreth 250 mijë ton naftë kontrabandë.


“Partia Demokratike kërkon përgjysmimin e menjëhershëm të taksimit të naftës, i cili në Shqipëri, në vlerën 1.1 euro është më i larti në botë dhe është shndërruar në një faktor kryesor të çmimit stratosferik të kësaj lënde djegëse energjetike në Shqipëri”, thotë Berisha.

Berisha mbështet protestën e sotme për tragjedinë e Himarës
Lexo po ashtu Berisha mbështet protestën e sotme për tragjedinë e Himarës

“Përgjysmimi i ngarkesës fiskale mbi litrin e naftës, ulja e saj nga 1.1 në 0.5 euro do të shoqërohej me një ulje korrespondeuse po kaq të rëndësishme të çmimt të naftës. Ata që mendojnë se arka do boshatiset, kjo nuk është e vërtetë. Mjafton që qeveria të ç’doganojë rreth 250 mijë ton naftë që kalojnë jashtë sistemit doganor në Shqipëri”, theksoi ai.

Çmimet e naftës kanë rënë në nivelet e tyre më të ulëta që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Në bursën e Londrës, një fuçi po shitet për pak se 95 dollarë, ndërsa në pikat e karburanteve 1 litër tregtohet për 220 lekë [1.87 euro].

Më këto kuota në tregjet ndërkombëtare, në vendin tonë, nafta duhet të ulej për herë të parë pas 5 muajsh nën 200 lekë.

Kontrollin për çmimin e lëndëve djegëse e ka marrë qeveria, me një bord që nuk lejon rritjet abuzive, dhe sot është në fuqi çmimi i vendosur në 2 gusht. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori