LAJMI I FUNDIT:

Numri i lartë i emigrantëve të paligjshëm drejt Britanisë, Meta: Duhet ndëshkuar kapja e shtetit

Numri i lartë i emigrantëve të paligjshëm drejt Britanisë, Meta: Duhet ndëshkuar kapja e shtetit
Foto: Ilustrim

Katër nga dhjetë emigrantë që kalojnë Kanalin Anglez me anije të vogla janë nga vendi paqësor i Shqipërisë, vend në të cilin lufta e fundit ka qenë para 25 vitesh, kështu thuhet në dosjen sekrete të inteligjencës ushtare britanike.

Siç raportojnë mediet britanike, dosja me mbishkrimin “Official Sensitive”, tregojnë se në krahasim me vendet tjera, pothuajse tre herë më shumë emigrantë që mbërrijnë në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar nga Franca vijnë vendi ballkanik.


Është hera e parë që një raport zyrtar tregon se si pjesa më e madhe e atyre që bëjnë kalim të paligjshëm të kufirit duket se janë emigrant ekonomik të cilët abuzojnë me sistemin e azilit britanik.

Ndërkohë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sot në lidhje me raportin.

“Pas 31 viteve nga këto pamje tronditëse dhe emocionuese të 8 gushtit 1991, kur rreth 20 mijë shqiptarë në bordin e anijes “Vlora” nisën udhëtimin drejt lirisë, për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë, eksodi i shqiptarëve vijon dhimbshëm”, ka shkruar në Facebook Meta.

“Edhe sot, 40 përqind e emigrantëve të paligjshëm që kalojnë La Manshin, duke rrezikuar jetën e tyre, janë shqiptarë. Që drama e madhe e shpopullimit të marrë fund dhe shqiptarët të ankorojnë shpresën në Atdheun e tyre, duhet ndëshkuar kapja e shtetit, modeli korruptiv dhe kriminal që lë në varfëri shumicën e qytetarëve, për të pasuruar një pakicë. Europa do ndërtohet në Shqipëri kur sovrani të marrë në dorë fatet e veta! REFERENDUMI, kryefjala e angazhimit madhor të Partisë së Lirisë”, ka shtuar Meta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori