LAJMI I FUNDIT:

Një studim zbulon se 72% e shoferëve në Mbretërinë e Bashkuar “për pak patën një aksident”

Një studim zbulon se 72% e shoferëve në Mbretërinë e Bashkuar “për pak patën një aksident”

Një studim i ri nga Britania e Madhe tregon se sa shpesh “gati ndodhën aksidente automobilistike”, me 72 për qind të shoferëve që morën pjesë në sondazh që raportuan se kanë pasur një “rast të tilë”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sondazhi u ndërmor nga kompania e kamerave Nextbase dhe përfshiu një kampion prej 2000 shoferësh në Mbretërinë e Bashkuar.

Dhe nga 72 për qind që iu afruan një aksidenti të paktën një herë, 36 për qind thanë se kjo “për pak” mund të ishte fatale.


Fatmirësisht, në të gjitha ato raste, njerëzit e përfshirë patën fatin të shmangnin dramën dhe jetuan për të treguar historinë.

Sjelljet rrugore në MB tingëllojnë mjaft problematike, pasi 67 për qind e të anketuarve thanë se ishin dëshmitarë të shoferëve të tjerë duke ecur me shpejtësi dhe 52 për qind të tjerë dëshmitarë të manovrave të parakalimeve të paligjshme dhe të rrezikshme. /Telegrafi/