Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është radhitur i 3.031-i në përditësimin e fundit të ranglistës prestigjioze “Webometrics”, ku rangohen të gjitha universitetet botërore për cilësi. UP-ja kësaj radhe është renditur për katër pozita më poshtë se sa herën e kaluar.
Në media është raportuar se kjo pozitë bën që UP-ja të jetë institucioni arsimor i dytë më i dobët nga ato publike në rajon.
Ndaj Universiteti ka reaguar përmes një komunikate për media, ku thuhet se nuk janë më të dobëtit në rajon.
“Në rangimin Webometrics, Universiteti i Prishtinës rangohet si universiteti më i mirë nga të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit të lartë në Kosovë dhe trevat shqipfolëse. Pra, UP-ja nuk është universiteti i dyti më i dobëti në rajon, siç është prezantuar nga disa mediume”.
“UP-ja në rangim lë prapa një numër të konsiderueshëm të universiteteve publike në rajon, ndërsa institucioni i dytë i arsimit të lartë në Kosovë, është dyfish më poshtë në rangim krahasuar me UP-në”, thuhet në reagimin për media.
Tutje, UP-ja thotë se nuk është e kënaqur me këtë rezultat, andaj “menaxhmenti së bashku me Këshillin drejtues, muaj më parë kanë filluar të punojnë në këtë drejtim, duke identifikuar mangësitë dhe duke ndërmarrë nisma strategjike për ta avancuar tutje pozicionin në platformën Webometrics”.
“Në edicionin e gushtit 2022, UP-ja mban pozitën 3031, ndërkaq në janar 2022 ka pasur pozitën 3027. Në vitin 2021 ka pasur pozitën 3009, vitin 2020 pozitën 2827, vitin 2019 pozitën 2776 dhe në vitin 2018 pozitën 3320. UP-ja asnjëherë nuk është ranguar në pozitën 1471 siç ka qarkulluar informacioni në disa media. (Ky ka qenë një gabim teknik i platformës, i korrigjuar, për të cilin janë dhënë pastaj sqarime nga menaxhmenti i kaluar)”.
Për sqarim të mëtutjeshëm, thuhet se platforma Ëebometrics ka ndryshuar metodologjinë e rangimit ndër vite dhe aktualisht 50 për qind e peshës së rangimit bazohet në indikatorë uebometrik.
“Pra, prezenca dhe impakti në ueb (Internet). Siç udhëzohet nga Webometrics, https://ëebometrics.info/en/Previous_editions, krahasimi i rangimeve ndër vite duhet të trajtohet me kujdes për shkak të ndryshimit të metodologjisë së rangimit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze