Ukraina paralajmëroi se sulmet ruse kundër një termocentrali bërthamor mund të barazohen me ”përdorimin e një bombe atomike” pasi granatimet ruse shkaktuan dëmtime në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia (NPP) të premten.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Rusia nisi pushtimin e saj në vendin e Evropës Lindore në fund të shkurtit, duke pretenduar se ishte për të “çliruar” rajonin separatist të Donbasit dhe për të çliruar qeverinë ukrainase nga nazistët – edhe pse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është hebre.
Më shumë se pesë muaj pas luftës, mbrojtja ukrainase më e fortë se sa pritej, ka detyruar që luftimet të përqendrohen në Ukrainën Lindore, e cila është vendi i objektit më të madh bërthamor të Evropës, NPP Zaporizhzhia.
Shqetësimet që ushtria ruse mund të shkaktojë dëme në termocentral, duke rritur kështu rrezikun e një krize bërthamore, kanë vazhduar që nga marsi, kur trupat e Moskës kapën centralin dhe filluan granatimet.
Por këto shqetësime u rikthyen të premten kur trupat dyshohet se hapën përsëri zjarr ndaj uzinës.
Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës lëshoi një deklaratë të premten duke dënuar të shtënat e supozuara, duke paralajmëruar se çdo veprim i ndërmarrë kundër uzinës mund të ketë efekte potencialisht shkatërruese.
“Pasojat e mundshme të goditjes së një reaktori operativ janë ekuivalente me përdorimin e një bombe atomike”, shkroi ministria, duke shtuar se Rusia zhvendosi kamionë ushtarakë dhe SUV të mbushura me armë në central në fillim të këtij muaji.
Sulmet çuan gjithashtu në një rrezik të rrjedhjes së hidrogjenit, “spërkatjes” së substancave radioaktive dhe një rreziku të lartë zjarri, tha kompania.
Presidenti Zelensky theksoi në një fjalim kombëtar se çdo bombardim i objektit është një “krim i hapur, i pacipë” dhe se “Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për vetë faktin e krijimit të një kërcënimi ndaj termocentralit bërthamor”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Franca i ofron inteligjencë Ukrainës pas pezullimit nga SHBA-ja

Trump paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk i liron pengjet – i kundërpërgjigjet grupi militant

Zelanda e Re shkarkon të dërguarin në Mbretërinë e Bashkuar, pas komenteve që i bëri për Trumpin

Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Trump paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk i liron pengjet - i kundërpërgjigjet grupi militant

Zelanda e Re shkarkon të dërguarin në Mbretërinë e Bashkuar, pas komenteve që i bëri për Trumpin

Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi