OBRM-PDUKM-ja kërkon dorëheqje nga ministrja e kulturës, Bisera Kostadinovska
Opozitarja OBRM-PDUKM këkron dorëheqje nga Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska për shkak të deklaratës së saj se “autorët në vend duhet të krijojnë në lidhje me tema më të ndritshme” në mënyrë që të plotësohen kushtet e Bullgarisë fqinje gjatë negociatave aderuese të vendit me Bashkimin Evropian”.
“Ministre që turpërohet dhe e cenzuron kulturës e saj duhet të japë dorëheqje”, thekson zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski.
Ministrja Kostadinovska sqaron: lirinë e artistëve nuk mund ta kufizojë askush.
Duke e vlerësuar si skandaloze deklaratën e Ministres së Kulturës, opozitarja OBRM-PDUKM thotë se partia në pushtet LSDM, duke i pranuar kushtet e Bullgarisë për negociata me BE-në, imponon “cenzurë Orwelliane” në artin në vend.
“Ministrja qartë dhe zëshëm e ka konfirmuar frikën në shoqërinë maqedonase, se marrëveshjet e kësaj Qeverie, që i bën me Bullgarinë, shpiejnë drejt asimilimit dhe cenzurës së heshtur të krijimtarisë maqedonase, pasurisë sonë më të madhe. Ajo mes rreshtash tregoi se çfarë përmban dhe çfarë parashikon Protokolii që e kanë miratuar Qeveria e LSDM-së dhe ajo e Bullgarisë. Çdo vepër që do të ketë përmbajtje që sipas palës bullgare vlerësohet si gjuhë e urrejtjes, nuk do të mbështetet me mjete të shtetit.”deklaroi Dimçe Arsovski nga OBRM-PDUKM.
Ministrja e Kulturës, në deklaratë për Zërin e Amerikës, gjatë ditës së djeshme, në mes tjerash theksoi se në marrëdhëniet me Bullgarinë “duhet të ecet përpara, historia nuk duhet të jetë burgu ynë.”
“Lirisht le të krijojnë, por të krijohet në frymën e asaj që do ta kënaqë popullin dhe publikun, jo diçka që popullin do ta kthejë pas në ato kohë të zymta kur nuk kemi parë asgjë të mirë,”deklaroi Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska.
Pas reagimeve të ashpra, posaçërisht nga ana e artistëve, me gjykimin se pikërisht këto fjalë do të thonë “kontroll i mendimit dhe autorsisë”, Kostadinovska – Stojçevska sot e sqaroi sërish qëndrimin e saj.
“Në qoftë se deklarata, që sot është cak i interpretimeve “të lira”, ka lënduar ndjenja, nxitje, motive dhe përpjekje për të krijuar, më vjen keq. Qëllimi absolutisht nuk është që orientojë ose të kufizojë, përkundrazi, qëllimi im gjithmonë ka qenë dhe do të jetë mbështetja e mendimit dhe shprehjes së lirë,”deklaroi Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska.
Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja vazhdon të kritikohet ashpër edhe për pranimin e të ashtuquajturit Propozim francez për kornizën negociuese në mes Shkupit dhe Brukselit, në të cilin janë përfshirë një sërë kushte bullgare, në mes tjerash edhe ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut për përfshirjen e Bullgarëve si popull kushtetues, por edhe ndryshimin e librave dhe pikave të tjera të referimit sipas leximit bullgar të historisë rajonale./KlanM/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“E kanë atë kafen si lëng gështenjash”, Rama, emigrantëve: Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë, jo më për ne!
Arrestohet një ruse në Merdar, tentoi ta korruptojë policin me 50 euro për të hyrë pa vizë
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
Një i mitur sulmohet seksualisht nga një burrë në Deçan, arrestohet i dyshuari
Një javë fushatë zgjedhore, subjektet politike me premtime të shumta para qytetarëve
Zjarri në “Emshir”, cak ishte një veturë, pastaj zjarri përfshiu edhe disa të tjera në parking
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake