LAJMI I FUNDIT:

Policia fton të paraqiten qytetarët e mashtruar me bileta aeroplani nga “Prishtina Jet”

Policia fton të paraqiten qytetarët e mashtruar me bileta aeroplani nga “Prishtina Jet”

Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët që kanë rënë pre e mashtrimeve më bileta aeroplani të lëshuara nga kompania “Prishtina Jet”, të paraqitën në polici në mënyrë që secili rast të trajtohen nga ana e policisë dhe që të sigurohen prova shtesë për ketë rast.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se dukuria e mashtrimit të bashkatdhetarët nga ‘kompani të udhëtimit’, ka vazhduar edhe këtë vit në këtë kohë kur ardhjet e bashkatdhetarëve janë më të shumta.


“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, së bashku me hetuesit e Krimeve Kibernetike, dje më 04.08.2022, kanë arrestuar dy të dyshuar pronar të agjencisë ‘Prishtina Jet’ , meshkuj kosovarë, shtetas të Kosovës, të cilët dyshohet ta kenë kryer veprën penale ‘mashtrim’ me bileta të udhëtimit”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Telegrafi.

Prokuroria kërkon paraburgim për bashkëpronarët e “Prishtina Jet”
Lexo po ashtu Prokuroria kërkon paraburgim për bashkëpronarët e “Prishtina Jet”

Sipas Policisë, këta dy të dyshuar, pas arrestimit dhe intervistimit, me aktvendim nga prokurori janë dërguar në mbajtje.

“Ftojmë të gjithë ata që kanë rënë pre e mashtrimeve më bileta aeroplani të lëshuara nga  kompania “Prishtina Jet”, të paraqitën në polici në mënyrë që secili rast të trajtohen nga ana e policisë dhe që të sigurohen prova shtesë për ketë rast. Palët mund të paraqitën te hetuesit në Njësit Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të PK-së në Prishtinë, Mitrovicë- jug, Mitrovicë veri, Pejë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori