LAJMI I FUNDIT:

Goditi për vdekje 7-vjeçaren në Himarë, gjykata lë në burg Arjan Tasen

Goditi për vdekje 7-vjeçaren në Himarë, gjykata lë në burg Arjan Tasen

Pas disa orë seancë gjyqësore, Gjykata e Vlorës shqiptoi dënim me burg për Arjan Tase, ish-shefin  e komisariatit të Policisë së Himarës, i cili tri ditë më parë, aksidentoi për vdekje një vajzë 7-vjeçare në bregdetin e plazhit të Potamit në Himarë.

Tase akuzohet për vrasje me dashje indirekte, ndryshe nga vrasje nga pakujdesia, që kishte vlerësuar Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.


Ndryshe, ish-shefi i Komisariatit të Himarës, Tase u arrestuar 3 ditë më parë pas ngjarjes tragjike të ndodhur në plazhin e Potamit ku një 7-vjeçare u përplas për vdekje në breg të detit nga skafi i fuqishëm që drejtohej prej tij.

Tragjedia në Himarë, Arjan Tase del sot para Gjykatës së Vlorës - akuzohet për vrasje me dashje
Lexo po ashtu Tragjedia në Himarë, Arjan Tase del sot para Gjykatës së Vlorës - akuzohet për vrasje me dashje

Një ditë më parë Prokuroria e Vlorës rrëzoi të gjithë hetimin e bërë nga Agjencia për Mbikëqyrjen Policore për Arjan Tasen, për të cilin ngriti akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

Akuza e qytetit bregdetar ka dërguar dosjen në gjykatë dhe mbi Tasen ka ngritur akuzën e vrasjes me dashje.

Neni 76 i kodit penal parashikon që kjo vepër penale të dënohet me burg nga 10 deri në 20 vite.

Vajza 7-vjeçare e familjes Avdia humbi jetën mesditën e 2 gushtit në Himarë, teksa pushonte me familjen e saj.

E mitura u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga mjeti i fuqishëm motorik që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori