LAJMI I FUNDIT:

SHBA shpall gjendje të jashtëzakonshme shëndetësore shkaku i lisë së majmunit

SHBA shpall gjendje të jashtëzakonshme shëndetësore shkaku i lisë së majmunit

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden shpalli gjendjen emergjente shëndetësore për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me linë e majmunit.

Deklarata i lejon qeverisë federale të përforcojë përgjigjen e saj ndaj virusit pa barrierat e zakonshme rregullative.


“Dua t’iu njoftojë se sot kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme të shëndetit publik”, tha sekretari i Departamentit amerikan të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Xavier Becerra.

“Ne jemi të përgatitur të çojmë përgjigjen tonë në nivelin tjetër në adresimin e këtij virusi. Ne i bëjmë thirrje çdo amerikani të marrë seriozisht linë e majmunëve dhe të marrë përgjegjësinë dhe të na ndihmojë të trajtojmë këtë virus”, vazhdoi ai.

SHBA-ja ka raportuar më shumë se 6,000 raste të virusit, të cilat shkaktojnë ethe, dhimbje dhe gunga ose plagë në trup.

Simptomat e dhimbshme të lisë së majmunit që nuk duhet t'i injoroni kurrë
Lexo po ashtu Simptomat e dhimbshme të lisë së majmunit që nuk duhet t'i injoroni kurrë

Ai përhapet përmes kontaktit lëkurë me lëkurë, dhe demografia kryesore e prekur deri më tani kanë qenë meshkujt homoseksualë dhe biseksualë.

Zyrtarët amerikanë kanë qenë nën vëzhgim për një përgjigje të ngadaltë ndaj shpërthimit në rritje, veçanërisht për shkak se vaksinat për virusin tashmë ekzistojnë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori