LAJMI I FUNDIT:

Shefi i NATO-s: Lufta në Ukrainë është momenti më i rrezikshëm për Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore

Shefi i NATO-s: Lufta në Ukrainë është momenti më i rrezikshëm për Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore

Lufta në Ukrainë është momenti më i rrezikshëm për Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore dhe Rusia nuk duhet të lejohet të fitojë.

Kështu ka thënë të enjten Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, për të parandaluar suksesin e Moskës, NATO-s dhe vendeve anëtare të saj mund të duhet të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën me armë dhe ndihmë të tjera për një kohë të gjatë.


“Është në interesin tonë që kjo lloj politike agresive të mos ketë sukses”, citohet të ketë thënë Stoltenberg në një fjalim në vendlindjen e tij, Norvegji.

Duke e përshkruar atë që Moska e quan një “operacion special ushtarak” si një sulm ndaj rendit aktual botëror, Stoltenberg tha se aleanca duhej të parandalonte përhapjen e luftës.

“Kjo është situata më e rrezikshme në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka vënë theksin ai.

Por “nëse presidenti (Vladimir) Putin madje mendon të bëjë diçka të ngjashme me një vend të NATO-s siç ka bërë me Gjeorgjinë, Moldavinë ose Ukrainën, atëherë e gjithë NATO do të përfshihet menjëherë”, ka shtuar Stoltenberg. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon Putinin me 'taksa, tarifa dhe sanksione' nëse ai nuk ndalon luftën në Ukrainë

Trump kërcënon Putinin me 'taksa, tarifa dhe sanksione' nëse ai nuk ndalon luftën në Ukrainë

Botë
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Evropa
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump

Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump

Amerika
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Amerika
Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar

Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar

Evropa

"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk

Botë
Kalo në kategori