Deputeti i LVV-së, Armend Muja ka thënë se të gjitha deklaratat mbështetëse të ndërkombëtarëve ndaj institucioneve të Kosovës për targat/letërnjoftimet vijnë pas takimeve në Uashington.
Mirëpo sipas tij, pas çdo veprimi për shtrirje të autoritetit në veri të vendit, gjithnjë paraqitet edhe Grenell.
Ai përmes një shënimi në Facebook Grenellin e ka quajtur ndërkombëtarin e vetëm të opozitës.
“Pas çdo veprimi për shtrirje të autoritetit në veri të vendit, gjithnjë paraqitet edhe Grenell, ndërkombëtari i vetëm i opozitës. Pas Grenell vijnë edhe reagimet e dostave të tij të paktë në Kosovë me ndonjë intervistë koti, konferencë të shpifur apo edhe ndonjë op-ed. Grenell është pro-Vučić dhe dost i autokratëve”.
Muja thotë se opozitarët vazhdojnë të refuzojnë të pranojnë gabimin e vitit 2020 kur e rrëzuan Kurtin.
“Unë nuk besoj që këta opozitarët që fajsojnë Kurtin për çdo gjë janë edhe pro-Vučić domosdoshmërisht. Sjellja dhe deklarimet e tyre janë soj i profecisë vetë-përmbushëse. Këta ende refuzojnë të pranojnë gabimin e vitit 2020. Mungesën e guximit politik për t’u përballur me Vučić vazhdojnë ta shesin si maturi”.
Muja thotë se në mungesë të ideve politike, politika po bëhet pazar i kombinimit të interesave për të arritur në ndonjë mënyrë pushtetin.
“‘Reformat’ opozitare nuk ishin katarzë por makiazh dasmash. Në mungesë të projekteve politike dhe ideve, politika bëhet pazar i kombinimit të interesave: P + L+ S + ndonjë peshkim eventual edhe vijmë në pushtet. Politika nuk është kontabilitet, shqiptarët e Kosovës nuk shiten. Duan shtet, rend e ligj, integrim evropian dhe prosperitet”, ka shkruar Muja./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri